OT e Ulqinit merr pjes në panairin e turizmit në Beograd – Video

February 26, 2012   | Turizmi / Turizam

Delegacioni i Malit të Zi, i përbërë nga përfaqësuesi Predrag Sekuliq ministër i zhvillimit të qendrueshëm dhe turizmit,drejtori i Organizatës turistike të Malit të Zi,Sasha Radoviq dhe nga përfaqësues të komunitetit të biznesit,morrën pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit “IFT 2012”, që u mbajtë në Beogradë.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve Malazezë në këtë panair është me rëndësi, sepse po mundësohet prezantimi i vlerave turistike të Malit të Zi.

Që nga dita e parë e hapjes së panairit, stenda e Malit të Zi ka zgjuar interesim të madh tek të pranishmit dhe vizitorët për industrinë turistike të Malit të Zi, për shkak të prezantimit atraktiv të resurseve turistike të Malit të Zi.

Me ndihmën e ministrisë të zhvillimit të qendrueshëm dhe turizmit, në këtë panair,morri pjesë edhe komuniteti i biznesit nga Mali I Zi, të cilët po paraqesin ofertat e tyre turistike, si dhe po shkëmbejnë informata dhe përvoja me afaristë të ndryshëm.

Në stendat e Malit të Zi do jenë përfaqsuesit të hoteleve “The Queen of Montenegro”, „Beppler & Jacobson“, HG „Budvanska Rivijera“, Hotels Group „Montenegro Stars“,agjensia “Adriatic Express”,morren pjesë edhe Organizata turistike te bashkume të Plevjes,Shavnikut,Pluzhines,Zhablakut si dhe Organizata turistike e Budves,Tivarit,Tivatit,Kotorit,Herceg Novit dhe Ulqinit.Delegacionin e Ulqinit e përfaqësoje drejtori i organizatës turistike të Ulqinit z.Ali Rexha,ku u përfaqesua edhe Riviera e Ulqinit dhe Hotel Mediterani nga Ulqini.

Panairi mbylli dyert sot me 26 shkurtë 2012

Kurse në Ulqin në qendër të vëmendjes eshtë afera e Organizaës Turistike të Ulqinit ku për TV Teuta,Minir Karamanga e bënë me dije i ka dhënë afat deri të hënën Ali Rexhës që të lirojë zyrat.

YouTube Preview Image
11