Në Ulqin vazhdon masakra në kanalin e Braticës – Video

February 29, 2012   | Opinione

Inertet e hedhura ndër vite në shtratin e kanalit të Braticës kanë bërë që rrjedha e tijë të marrë drejtime të ndryshme.Kanali që përshkon periferinë e qytetit të Ulqinit rrezikon qindra shtëpi dhe disa hekter tokë gjat përmbytjeve.
Banorët e zones pran kanalit të Braticës kanë nisur të rrethojnë me gurë në formë parcelash zonën ku janë hedhur inertet për ta shitur si tokë trualli për ndërtime.
Sipas banorëve, vetëm në dhjetë vitet e fundit, për shkak të rrjedhës së kanalit,prej fshatit Braticë deri në fundin e rjedhës së saj në Port Milenë janë marrë katër hektarë tokë. Ata thonë se janë rreth 200 banorë që rrezikojnë përmbytjen nëse nuk ndërtohet argjinatura mbrojtëse në gjtha anët e kanalit Bratica.
Banorët e shqetsuar shprehen qe prej shumë vitesh,persona të ndryshëm të pashqetësuar nga askush,hedhin  mbetje inertesh në shtratin e kanalit Braticë.Kjo ka bërë që këtu të krijohet një sipërfaqe prej më shumë se një mijë metra kub materiale mbi shtratin e kanalit. Për pasojë, kanali gjatë përmbytjeve në Ulqin shpesh ka ndryshuar rrjedhën natyrale të tij në drejtim të shtëpive që gjenden gjat kanalit.

Banorët e këtyre zonave kërkojnë nga qeveria vendore që të marrin masa,dhe gjithashtu kërkohet nga ana e inspektoratit të mjedisit që të marrë masa që të mos lejojnë që të hidhen më inerte në në kanalet e përmendura,sidomos në periudhën e tanishme ku ka reshje të shumta shiu.Kanali i Braticës njihet si një kanal tepër i rrezikshëm për shkak të prurjeve të shumta dhe rrjedhës së rrëmbyeshme. Kjo e bën akoma më kërcënuese situatën e banorëve të kësaj zone,ku përmbytjet jan të pa evitueshme për çdo vitë.
YouTube Preview Image

Foto nga XH.L. Facebook