Cungu: Ulqini dhe Velipoja duhet të njohin një zhvillim të përbashkët

March 3, 2012   | Shtypi / Mediji

Shqipëria ka bërë hapa të mëdhej në zhvillimin e turizmit, situata është shumë favorizuese që rajons si Ulqini ashtu edhe territori shqiptar në kufi të njohin zhvillim të madh.

Qeveria Shqiptare në shërbim të turizmit ka bërë përmirësime të mëdha, duke krahasuar periudhen deri në vitin 1989 për Ulqinin e cila sot është krejtësisht ndryshe, kur kjo zonë kishte rritje të madhe turistike, kjo situatë është për shqipërinë, shprehet kështu Kryetari I Komunës Ulqin Nazif Cungu.

Ai shton se Si Ulqini si pjesa tjetër duhet të njohin një zhvillim të përbashkët. Cungu shprehet se në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë Komuna e Ulqinit ka nisur aktivitete, të cilat do kulmojnë në Nëntor. Komentet rreth këtyre cëshjteve Kryetari I Komunës së Ulqinit Nazif Cungu I bëri nag Shkodra ku zhvilloj një takim me studentet e Ulqinit që studjojnë në universitet. Takim që u mbajt në Grand Hotel Europa.

TV1 CHANNEL