Nazif Cungu takohet me studentat nga Ulqini ne Shkoder – Foto

March 3, 2012   | Rajoni / Region

Drejtuesit e Komunës së Ulqinit zhvilluan një takim në Grand Hotel Europa me studentet e Ulqinit që studjojn në Universitetin e Shkodrës. Kryetari I Komunës Ulqin Nazif Cungu para studentëve u shpreh se jemi këtu që të gjithë së bashku të japim ide për të ardhmen e Ulqinit, për të ndërtuar potenciale zhvillimore me qëllim që kjo zonë të marrë zhvillimin e merituar.

Në takim kryetari I Komunës Ulqin Nazif Cungu njëherësh edhe lideri I Partisë Forca e Re Demokratike shoqërohej nga nënkryetari I Komunës së Ulqinit Xhaudet Cakuli, si dhe drejtuesit e Forumit Rinor të Partisë Forca. Drejtuesit e Komunës së Ulqinit paraqiten para studenteve projektet që presin nisjen e zbatimit në shumë zona me qëllim rikthimin e shkëlqimit ekonomik të Ulqinit ashtu sic janë edhe potencialet.

Nga ana e studentëve u paraqiten kërkesat si dhe sygjerimet me qëllim që Komuna e Ulqinit të ndërhyjë për rritjen e mundësive të punësimit të tyre pas përfundimit të studimeve por edhe ndërhyrjen në instancat shtetorore shqiptare për regjistrimin e studentëve dhe lehtësimin e procedurave.

TV1 CHANNEL


http://www.pronaindi.com/tv1channel/images/stories/videos/grand_hotel_spot.flv

17