Vizita e ambasadorit të Federatës Ruse në Mal të Zi,Andrei Nesterenko në Ulqin

March 3, 2012   | Politika

Sot Komunën e Ulqinit vizitoi ambasadori i Federatës Ruse në Mal të Zi Andrei Nesterenko. Ai u prit nga kryetari i komunes se Ulqinit Nazif Cungu dhe nga bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë që ka komuna e Ulqinit në turizëm dhe bujqësi si dhe për investimet aktuale te kompanive Ruse në komunën e Ulqinit.

Kryetar Cungu foli për planet urbanistike të miratura dhe ato në fazën e përgtitjes, të cilët do japinë mundësinë e investimit në turizëm dhe në potencjalet e prodhimit në bujqësi që mundëson eksportimi e frutave në Rusi.

Ambasadori Nesterenko tha se Rusia do të përcjelijnë investitorëve të provuar në mundësitë që ofron komuna e Ulqinit, dhe kur të nënshkruhet marrëveshtje për tregëtinë e lirë ndërmjet Malit të Zi dhe Federatës Ruse do të hapen mundësitë ë shumta që duhet të shfrytëzohen.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Ambasadorit Nesterenko Ulqinit.

Shërbimi për informim.

5