UDSH-ja: Gëzuar 7 marsin Ditën e Mësuesit

March 7, 2012   | Kulturë / Kultura

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

 

Ulqin,më 07.03.2012          

      

Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve ,  Mehmed Zenka , i uron të gjithë mësimdhënësit , e në veçanti veteranët e arsimit që me vite me radhë kanë dhënë kontribut të çmueshëm në mbarëvajtjen e arsimit dhe shkollës shqipe.
Uroj që ky 7 mars të sjell sukseset të mëdha të arritura në arsim dhe frymëzoj gjeneratat e reja të mësimdhënësve për më shumë efikasitet, kualitet dhe profesionalizëm.

Dita e Mësuesit është simbolika e përpjekjeve të vazhdueshme plot sakrifica për ta pasur atë që na takon dhe për ta ruajtur përjetësisht shkollën shqipe, e cila pati një rrugëtim të vështirë dhe të gjatë.
Gëzuar 7 marsin Ditën e Mësuesit duke Ju dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme.

 

Shërbimi informativ të UDSH-së