Ulqini në panairin e turizmit në Berlin “ITB – 2012”

March 8, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Edicioni i 46 -të i panairit më të madh botëror të turizmit në Berlin,filloi te merkuren 07.03.ku i hapi dyert si çdo vit Bursa Nderkombetare e Turizmit deri më 11.03.2012
Prezantimi i radhes i ofertës turistike të Organizates Turistike të Ulqinit (OTU)në panairin turistik në Berlin” ITB -2012”, ku u bë hartimi i materialeve të reja turistike propagandistike të Ulqinit por gjithashtu moren pjes edhe aktoret principale te lamis te turizmit malazias sikurse Drejtori aktual i Organizatës turistike të Malit të Zi,z.Sasha Radoviq,si dhe përfaqsuesi i OTMZ ne Frankfurt z. Karlo Petelin,si dhe ambasadori I Malit te Zi ne Gjermani,z. Vladimir Raduloviq.
Në këtë panair Mal te Zi, drejtori i Organizates turistike te Malit te Zi ,si dhe shume perfaqseues ofisiel te Malit te Zi te turizmit dhanë një konferencë për shtyp ne pavionin e Malit te Zi.
Drejtori i Organizates turistike te Malit te Zi,perfaqsoi politikën qeveritare të zhvillimit të turizmit në Mal te Zi, të bazuar në nxitjen e atij kulturor e me bazë natyrën, si format me rritjen më të shpejtë (10 përqind në vit) të turizmit ndërkombëtar dhe ku vendi ynë gjen përparësi konkurruese. Jemi shteti i dhjet në Mesdhe për nga intensiteti i monumenteve kulturore (pas Italisë dhe disa shteteve tjera ne rajon) dhe larmishmëria e klimës dhe peisazhit natyror malazias qe nuk ka të krahasuar në rajon. Po ashtu, Mali i Zi për vitin 2010 njohu rritjen relative më të cilësuar në Ballkan, me 20 përqind më shumë vizitorë të huaj në krahasim me një vit më parë.

Sikurse u shpjegoi Drejtori i Organizates turistike te Malit te Zi pyetjeve të shumta të gazetarëve të pranishëm në konferencën për shtyp, lidhur me nxitjen e investimeve në turizëm dhe garancitë ligjore që u ofrohen turistëve të huaj në Mal te Zi, do të formohet një strukturë shërbyese e mbrojtëse e turistëve të huaj.
Do të krijohet edhe një fond i veçantë turistik, që do të materializojë nismat e këtyre grupeve punuese turistike të interesit për zonat më tërheqëse turistike të Mal te Zi.
Nga ana e mediave gjermane, angleze, amerikane e ndërkombëtare të pranishme në konferencën e Berlinit, spikati një interesim maksimal për atë që u quajt “thesari i fshehur i bregdetit malazias Budves,Ulqinit,Kotorit,Herceg-Novit etj.
Dhe realisht, vendi ynë për nga tërheqjet e tij bregdetare e të natyrës mund të befasojë gjithkënd, si turistin e huaj elitar të eko turizmit, edhe atë të natyrës apo shëtitjeve arkeologjike.Pavioni turistik malazias në Berlin, edhe pse qe modest, arriti të japë një pjesë të tërheqjes së ofertës turistike malaziase qe asht per tu knaqur me numrin e vizitoreve.
Në pavionin turistikë të Malit të Zi,ishin të vendosur përfaqsuesit e organizatave turistike të Budves,Ulqinit dhe Herceg Novit , si dhe kompanit turistike “Montenegro Stars Hotels group”, grupa hoteliere“Budvanska rivijera”, hoteli „Avala Resorts&Vilas”, hoteli „Queen of Montenegro”, HTP„Ulcinjska Rivijera“, hoteli „Dvori Balšića, TA „Adria DMC“, dhe„Globtour“, mandej Porto Montenegro dhe Montenegro airlines të cilët  kishin ardhur me çmime speciale pergaditur per sezonin 2012/13.
Industria e turizmit përjeton bum, siç mund të shihet në ITB. 10.664 ekspozues nga 187 vende janë dyndur në 26 sallat e mbushura plot. Ky panair është më i madhi për nga pjesëmarrja dhe shtrirja e ekspozimit në fushën e turizmit botëror.

Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image