K. K. “Ulqini” 42 medalje në kampionatin e Malit të Zi

March 9, 2012   | Sporti / Sport

Klubi i karatesë “Ulqini” u rendit në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme.

DARDAN CEKA DHE DIELLËZA RAMA KAMPIONË

Të shtunën, më 3 mars 2012 në Podgoricë u mbajt Kampionati i Karatesë së Malit të Zi për pionierë, shpresa dhe seniorë. Klubi i karatesë “Ulqini” u rendit në ve…nd të tretë në renditjen e përgjithshme, në vend të parë u rendit K.K.“Buduqnost”, ndërsa vendi i dytë i takoi K.K “Omlladinac” nga Podgorica. Garuesit e Klubit të karatesë “Ulqini” ishin shumë të dëmtuar nga ana e referëve, pasi që ata u ndeshën në 12 finale dhe falë referimit të njëanshëm, arritëm të fitojmë vetëm dy, përkundër përgatitjes së shkëlqyeshme të garuesve tanë. Kjo nuk është rastësi, por e bërë me qëllim që garuesit e klubit tonë të mos shpallen kampionë. Në disiplinën individuale në luftëra kampionë të Malit të Zi u shpallën Dardan Ceka dhe Diellëza Rama, ndërsa nënkampionë të Malit të Zi u shpallën 8 garues: Eliza Salihu, Edisa Shaba, Martin Simonoviq, Nermin Suma, Flaka Avdiu, Katarina Marnikoviq, Erion Nika dhe Jeton Luka. Po ashtu nënkampionë të Malit të Zi u shpallën edhe 2 ekipe: ekipi i seniorëve në luftëra dhe ekipi i pionierëve në kata. Ekipi i seniorëve ishte i përbërë nga Herolind Nishevci, Drilon Basha, Petar Barlloviq, Dardan Ceka, Viktor Curoviq, Allmir Hajdari dhe Liridon Elezi. Dy garuesit e parë janë nga Kosova, janë bërë anëtarë të klubit tonë dhe në gara prestigjoze mbrojnë ngjyrat e klubit tonë. Ekipi i katave ishte i përbërë nga Gabriell Bytyqi, Ensar Marshiq dhe Nermin Suma. Me medalje të bronztë u kurorëzuan 13 garues dhe 3 ekipe. Në luftëra individuale me medalje u kurorëzuan Bylbyl Rexhepi, Pjetër Hota, Gabriel Bytyqi, Gabriella Junkoviq, David Simonoviq, Edmond Demiri, Ensar Marshiq, Egzona Nika, Marko Daboviq, Arben Elezi, Izabella Ivanoviq dhe Radica Dashiq. Në kata individuale me medaljen e bronztë u kurorëzua Eliza Salihu. Ekipi i senioreve në luftëra ekipore, në përbërje Gentiana Korpuzi, Radica Dashiq dhe Hantie Ibroçi u kurorëzua me medalje të bronztë. Gentiana Korpuzi është garuese nga Kosova, e cila po ashtu është regjistruar në klubin tonë dhe tash e tutje do të jetë përforcim mjaft i fortë për „Ulqinin“. Ekipi i seniorëve në kata ishte në përbërje Dardan Ceka, Liridon Elezi dhe Viktor Curoviq dhe u kurorëzua me medalje të bronztë, ndërsa ekipi i vajzave për pionierë në përbërje Diellëza Rama, Gabriella Junkoviq dhe Eliza Salihu po ashtu morën medaljen e bronztë. Garuesit e KK „Ulqini“ në disiplinat individuale dhe ekipore arritën të fitojnë plot 42 medalje. Falënderojmë garuesit nga Kosova që na përkrahën në këtë Kampionat, duke garuar për ne, si dhe ata të cilët në të ardhmen do të garojnë për klubin tonë. Në këtë mënyrë dëshmojmë bashkëpunimin e mirë në mes të klubeve tona, si dhe kemi treguar që jemi të fuqishëm, sepse luftërat e këtyre ekipe të seniorëve ishin të shkëlqyera. Referimi i njëanshëm na dëmtoi shumë dhe për këtë arsye nuk arritëm të shpallemi kampionë. Falënderojmë shumë mikun tonë Afrim Latifin, karateistin e shquar, selektor në Përfaqësuesen e Kosovës, i cili ka ardhur të na përkrahë bashkë me tre garuesit e tjerë nga Kosova. Në ditët në vijim, garuesit tonë do të përgatiten për Kampionatin Ballkanik, i cili do të mbahet me 16-18 mars ne Herceg Novi, ku shpresojmë do të arrijmë rezultate të mira. Udhëheqësia e klubit të karatesë “Ulqini” falënderon sponzorët e kësaj garë – Lëvizjen “Perspektiva”, “Final trade”, Mario Rudoviq nga Shtoji dhe prindërit e fëmijëve .

Shërbimi informativ i Klubit të Karatesë “Ulqini”