Hotel Mediteran çelë sezonin turistik 2012 në Ulqin – Video

March 10, 2012   | Turizmi / Turizam

Hotel Mediteran çelë sezonin turistik 2012  në Ulqin,ku me organizimin e 8 Marsit,në menyrë ofisiale formalizoi çeljen e sezonit turistik në komunën e Ulqinit.Sipas drejtuesve të hotel Mediteranit,drejtorit të hotelit Selatin Gjeloshi dhe menaxherja e marketingut, Valentina Kozinoviq pritet që këtë vit të ketë sezon të begatshëm dhe se presim vizita të organizuara të mysafirëve nga Shqipëria,Kosova,Hungaria,Polonia dhe Rumania por edhe vendëve tjera të rajonit,për shkak të çmimeve të favorshme, kushteve optimale të jetesës, zhvillimit të infrastrukturës, si dhe pastërtisë së rërës dhe ujit të detit.

Njëri ndër hotelet më të njohura në Ulqin Hoteli “Mediteran”, i cili gjendet pak metra larg plazhit.
Simbas drejtorit të Hotelit “Mediteran”,Selatin Gjeloshit tha se hoteli ishte në  renovim te plot,ku u bë  investimë prej 400.000€.Ai tha se restoranti i hotelit u renovua këto ditë,hotelit u bë një lifting i mrekullueshem,ku ju ofron nje mjedis teper relaksues dhe elegant, me nje kuzhine te zgjedhur, ku gershetohen traditat nderkombetare dhe ato kombëtare.

Restoranti ka nje kapacitet prej 300 vendesh me hapsire te nevojshme per tu ndiere sa me komod. Hoteli posedon edhe pishine, bar, parking, salle konferencash, … etj.

Hotel Mediteran, hotel ky me comfort dhe i rehatshem,gjendet ne vend me diell dhe i qet.I rregulluar ne menyre elegante dhe luksoze .

Hotel Mediterani ka te gjitha permbajtet-pikat e nevojshme per nje pushim te kendshem ne Ulqin. Pishina e çelur rin ne dispozicion tere kohen per musafiret e hotelit. Hoteli ofron ambjent te veçante, rehati, ngrohtesi, mikpritje, dhe atmosfere te kendeshme. Dhomat   kane dush dhe WC,tarase, TV-kabel,hyrje ne internet pa pagese. Madhesia e dhomes eshte prej deri 30 m2. Gjendet 300 metra nga plazhi i vogel  kurse nje hap me teper gjindesh ne plazhat e skalicave,plazhes Ibiza etj.

Permbajtja e hotelit: holle te medha me recepsion,restorant hoteli, restorant me tarrace,parking pa pagese, A-la.carte restorant.

Oferta te pasura te sporteve te dimrit apo te veres eshte e mbushur me ngjarje sportive dhe kulturore. Ne qender te ketij qyteti te qete dhe te heshtur gjenden shume restorante dhe bare,discotek ku mundeni te argetoheni tere naten.

Hotel Mediterani vuri ne perdorim edhe sallen e konferencave,ku pranon nje numer te madhe te vizitoreve.
Hotel Mediteran Ulqin ka Restaurant që është i pershtatshëm për të gjitha llojet e ahengjeve dhe organizimeve si: Dasma, Fejesa, Syneti, Mbrëmje muzikore, Mbrëmje të maturave, Apsolventiada, Seminare, Konferenca, Etj.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image