Turneu XII ndërkombëtar i karatesë “Ulqini Open 2012” më 7 prillë

March 13, 2012   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Të nderuar miq të sportit!

Ju ftojmë që të merrni pjesë në Turneun XII ndërkombëtar të karatesë ULQINI OPEN 2012”,i cili tashmë është bërë turne tradicional me pjesëmarrje masovike.

Në Turneun XI morën pjesë 39 klube me 720 garues nga Mali i Zi, Kosova,Shqipëria,Kroacia, Bosna, Serbia, Maqedonia Gjermania.

Qyteti ynë i bukur është i njohur jo vetëm si destinacion i preferuar turistik, por edhe si qytet me një traditë të gjatë sportive. Siç njihet për detin, diellin, ullinjtë dhe plazhet e mrekullueshme zallore, Ulqini njihet edhe në sportin e karatesë falë sukseseve të mëdha të arritura në arenat vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prania Juaj do të na nderojë!

Ju urojmë qëndrim të këndshëm në qytetin tonë dhe shumë medalje!

 

Përshëndetje sportive!

Klubi i Karatesë Ulqini” organizator i turnout

Shkarkoni në PDF – Ftesa në Turneun XII ndërkombëtar të karatesë ULQINI OPEN 2012”

YouTube Preview Image

 

 

1