Zeneli: Realizimini i të drejtave të shqiptarëve, si kusht i anëtarësimit të Malit të Zi në BE

March 13, 2012   | Opinione

Mali i Zi ,momentalisht ka statusin kandidat në BE,çka do të thotë se ky shtet është në fazën mbikëqyrëse  në aspektin e përmbushjes së kriterijumeve të parashtruara nga BE , si kusht për anëtarësim në asocionin e njohur europian.Nëse  vjen deri te realizimi i këtyre kriterijumeve, atëherë  pritet që në muajin qershor të këtij viti , Mali i Zi të jetë anëtarë me të drejta të plota i Bashkimit Europian. Janë shtatë kriterijume  që kërkohen nga Brukseli dhe cilët në përgjithësi kanë të bëjnë me korrupcionin, shtetin ligjor, lirinë e shtypit etj., por për çudi, asnjë nga këto kriterijume nuk ka të bëjnë  me të drejtat e shqiptarëve!?
Tashmë  janë të njohura çështjet  e pazgjidhura të shqiptarëve në Mal të Zi dhe medeomos duhen që këto çështje t’i komunikohen Brukselit,jo në emër të ndonjë subjekti  politik të vetëm,por në emër të të gjithë shqiptarëve ne Mal të Zi ,(këtu është fjala për subjektet politike shqiptare në opozitë, organizatat joqeveritare etj.),me mesazh të qartë se pushteti malazez aprovon ligje diskriminuese ndaj shqiptarëve ,por njikohësisht edhe ato ligje që janë në  përputhshmëri me konventat ndërkombëtare ,si të tillë, nuk implementohen në praktikë.
Do të  kishte kuptim që në muajt e ardhshëm të zhvillohet lobim më intenziv në këte drejtim,nga ana e faktorit polititik shqiptar në Mal të Zi me qëllim që të binden qendrat vendim -marrëse, respektivisht Brukseli  se një ndër parakushtet e anëtarësimit të Malit të Zi në BE duhet të jetë edhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve ,të drejta këto të garantuara me aktet dhe normat ndërkombëtare duke përfshirë edhe aktet ligjore  të BE , lidhur me të drejtat e popujve pakicë.
Njëkohësisht, duhet t’i bëhët e qartë edhe qeverisë  së Malit të Zi që shqiptarët  do të  kundërshtojnë anëtarësimin e  Malit të Zi në  BE derisa qeveria e këtij shteti nuk demonstron  vullnet dhe gatishmëri për avancimin e drejtave të tyre nacionale .Nuk mjafton  vullneti i mirë  apo  fjalë dhe premtime të zbrazëta nga ana e pushtetit malazez,por  një gatishmëri reale që  dëshmohet me  vepra konkrete.
Nëse shqiptarët kanë mësuar diçka nga e kaluara atëherë  është ajo se t’i besosh pushtetit në mënyrë të verbër është naivitet që  mund të kushtojë shtrenjtë.Gjashtë vite më parë kur Mali i Zi shpalli referendumin për pavarësi, shumica e shqiptarëve me votën e tyre e përkrahen pavarësinë,me shpresë se pozita e tyre do të përmirësohej, me ç’rast vota e tyre u bë edhe votë vendimtare e pavarësisë dhe sovranitetit të Malit të Zi. Çështja nuk është se pse  shqiptarët votuan për pavarësinë e Malit të Zi, por çështja është se pse   shqiptarët votuan për këte  pavarësi, pa asnjë kushtëzim!?Dhe pas këtyre gjashtë viteve (pra, në Malin e Zi të pavarur), janë shumë të paktë ata që mendojnë se pozita e shqiptarëve ka pësuar ndryshime pozitive.
Është i papranueshëm fakti që Podgorica zyrtare,  në njërën anë aspiron të jetë anëtare e familjes së Bashkisë Europiane, kurse në anën tjetër iu mohon të drejtat elementare të shqiptarëve.
Prandaj, është një rast i veçantë që kësaj rradhe, shqiptarët të vendosin interesin e tyre në rend të parë dhe të kushtëzojnë  përkrahjen e tyre për anëtarësim e Malit të Zi në BE, me realizimin e të drejtave të tyre të plota legjitime.

Xheladin Zeneli

Mars 2012