Kur do marre “Pushimet Flori”

March 15, 2012   | Lajmet / Vijesti

Mos u cudisni aspak nga ky titull, por shume ‘kolege’ te Flori Mumajesit e urojne me shpirt kete gje…

Por edhe nuk kane faj. Nje pjese e mire e tyre nuk po kapin dot asnje kenge, te tjere ata qe nuk kane lidhje me muziken bejne llogarite mujore te Florit, e keshtu me radhe. Per hir te se vertetes, Flor Mumajesi eshte kantautori me prodhimtar dhe me cilesor i momentit.

Kete e verifikojne cmimet, shitja e albumit te tij, qe absolutisht ka thyer rekord, koncertet e tij nga Europa e deri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kompozimet per kengetare te ndryshem, por edhe bashkepunimet e tij te pafundme.

Ne fund muajin e kaluar nje nga kenget me romatike qe ju shtua albumit te kengeve per festen e te dashuruarve, qe realizuan mjaft artiste shqiptar eshte padyshim kenga “Gjithe jeten”. Nje himn i vertete dashurie, i dyshes tashme te sprovuar ne bashkepunime, Flori dhe 2PO2. “Gjithe jete” titullohet kenga e cila flet per dashurine e nje cifti.

Teksti i kenges eshte realizuar nga vete reperi, muzika nga Flori. Kenga ka marre menjehere pelqimin e publikut, verifikim i te cilit jane komentet ne rrjetet sociale (i vetmi mjet matjes se audiences ne Shqiperi).

Duetet hit

Ne fakt Flori eshte nje nga artistet qe ka duete me shume se kushdo tjeter. Ai e ka gjetur celsin e suksesit, dhe ato sapo ai i realizon kthehen ne nje hit te padiskutueshem. Kushdo qofte artisti i ftuar ne kengen e tij ai eshte automatikisht i destinuar te rrembeje zemren e publikut.

Vetem ne fund te vitit 2011, Flori cuditi te gjitha ndersa nje pas nje lanconte kenget e tij duete. Keshtu ndodhi me duetin “S’te mbaj inat” me Labinot Tahirin, apo kenga “Me do”, me Artiola Tosken.

YouTube Preview Image