Ftesë: “Evropa në qytetin tim”,“Çfarë përfitoj UNË,

March 16, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

F T E S Ë

 

MALI I ZI në BASHKIMIN EVROPIAN:

“Çfarë përfitoj UNË, e çfarë përfiton QYTETI im?”

 

Komuna e Ulqini, OJQ “Horizonti i Ri” dhe Qendra për Edukim Qytetar (CGO) në nga Podgorica organizojnë TRIBUNË PUBLIKE në kuadër të projektit “Evropa në qytetin tim” i cili mbështetet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi.

 

Projekti “Evropa në qytetin tim”, synon të forcojë kapacitetet dhe rolin e komuniteteve lokale dhe shoqërisë civile në Mal të Zi, në mënyrë që të krijojë një kontribut të qëndrueshme dhe efektiv për procesin e integrimit në BE.

Ky aktivitet publik do të mbahet, të martën, me 20 mars 2012, në sallën e Bibliotekës së Ulqinit, me fillim në orën e 11:00.

Temat kryesore që do t’i paraqiten publikut vendas janë:

□        Roli dhe rëndësia e vetëqeverisjes lokale në procesin e integrimit evropian

□        Mundësia e shfrytëzimit të fondeve të BE-së, me theks të veçantë në Malin e Zi

□        Arsimimi dhe politikat rinore të Bashkimit Evropian

 

Ligjërues të këtij takimi do të jenë: Dalliborka ULAREVIQ, drejtore ekzekutive e Qendrës për edukimin qytetar – Podgoricë, Gjina GJONOVIQ Sekretare për Administratë të Komunës së Ulqinit, Dragan GJURIQ, shef i programit zhvillimor në UNDP si dhe  Prof. Vladimir PAVIQEVIQ, nga Fakulteti i shkencave politike Beograd.

 

E mirëpresim pjesëmarrjen tuaj!

Me respekt,

Koordinatorët lokal

Gjina Gjonoviq                                                                                                                         Nazif Veliqi