U mbajtë promovimi i librit “BOJKU NË ANË TË MALIT” – Video

March 18, 2012   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Në mbrëmjen e ditës së shtunës me  17.03.2012 në ambientet e lokalit “LAMIGA” në Krythë u realizua promovimi i librit“BOJKU NË ANË TË MALIT”, të autorit Shaqir Ismailit.
Të pranishëm në këtë akt solemn ishin një numër i madhë njerizish si dhe figura të njohura intelektuale nga Ulqini,Ana Malit,Shkodra  e më gjerë. Promovimi u zhvillua mes personazheve të njohur të kultures dhe artit,spektaklit dhe politikës.Të gjithë me një qëllim, për të uruar autorin e librit z. Shaqir Ismailin i cili arriti të kurorëzojë me sukses punën e tijë  duke i përmbledhur faktet e krijuara ndër vite .

Për realizimin e projektit “Bojku në Anë të Malit” të autorit Shaqir Ismaili, financiarisht kontribuan: Komuna e Ulqinit, Ndërmarrja Komunale Publike, Partia Demokratike, Lëvizja qytetare Perspektiva, ABA Medica, Televizioni Teuta, Fondacioni NUR, Fast Food Astoria, LIMAN Group, Restoranti EVROPA, Studio VISION, Furra EVROPA.
Poashtu falenderojm : Qamil Ismaili, Rexhep Gjini, Brahim Rexha, Muho Muja, dr Selim Ismaili, Daut Bejta, Fatmir Ismaili, Vesel Ismaili, Bajram Hajdari, Fadil Elezi.
Nji falenderim i veçant per pronarët e LAMIGA GROUP qe na mundësuan organizimin e mbrëmjes promovuese.
Zoti ju shpërbleft !

Siç raporton fleta e Facebookut ne do rapertojmë origjinalitetin e shkrimeve.

Komenti i  Z.NJ Flower Avdiu
Atmosfera e krijuar sonte në lokalet e Lamiges në Krythë ishte e atillë që krijoi emocione të shumta si për të pranishmit ashtu edhe për vetë autorin e monografisë Bojku në Anë të malit.Fjalen nga të pranishmit e moren recenzenti i librit Ruzhdi Poda, gazetari Gjekë Gjonaj, si edhe Dr.Nail Draga.Fjalet e recenzentit Pozhda ishin mjaft prekëse sidomos kur përmendej Ana e malit e këndejshme dhe Ana e Malit përtej kufirit, dhe kufiri që i ndau për vite me radhë e që s’duhej të kish ekzistuar kurrë.Ishte mjaft me vend fjala e Dr.Drages se ata që i mungojnë vendlindjes për vite me radhë, e ndjejnë mungesen dhe dashuria ndaj saj bëhet edhe më e madhe.Këtë e dëshmon më së miri ky liber, kjo monografi e parë e kësaj natyre në treven tonë.Autori mbeti i kënaqur nga prania e mysafirëve, të shumtë në numer, dhe të cilet i falenderoi për pjesmarrjen e tyre.Evenimente si kjo, janë dëshmi se anamalsit janë njerez që e ruajnë kulturen dhe traditen e tyre, se gjërat e shkruara janë të shkruara, dhe le të mbesin si të tilla për gjeneratat që vinë.

Komenti i Z. Ibrahim Berjashi
Në mbrëmjen e së shtunës, në Anë të Malit, krahu i Ulqinit, u bë një veprimtari , e paparë, jo vetëm në këtë zonë,por edhe në një rrafsh më të gjërë, u përurua libri i Shaqir Ismailit, “BOJKU NË ANË TË MALIT”.Sejcila pjesë e mbrëmjes ishte karakteristikë e trashëgimisë së katundit:mirëpritja, bujaria,falenderimi.Kryepersonazhi i mbrëmjes, z.Shaqir Ismaili,shumë i emociuonuar për këtë organizim,shprehu kënaqësinë që takohet me anamalas, këndej e përtej Bunës, me shumë veta që nuk janë njohur.Por, Shaqiri, katundit të tij,mes Shkodrës, Ulqinit e Tivarit,u lë trashëgim monografinë “BOJKU NË ANË TË MALIT”.

Komenti i z.Mark K. Shkreli
Po me vjen mire qe Shaqir Bojku (ashtu e njoha une ne Katerkole) qenka ne jete. Cdo here qe kam vizituar Ulqinin kam pyete per Shaqirin por askush nuk e njihte ate. Shaqiri, si nxenes ne Katerkolle, ishte patriot i zjarrte. Ai, edhe pse ishte rreptesisht e ndaluar, e lexonte Lahuten e Malcis (te cilen permes meje ia kishte huazuar Mark Luca, qe e mbante te fshehur). Shaqiri, gati cdo dite recitonte vargje te Fishtes dhe nga ai rrezatonte kenaqesi e madhe. Edhe pse ishte me i vjeter, ai gjithmone u gjente ne shoqeri me Rrok Mirditen, Tom Kocajn, Fran Markajn, etj. dhe me mua si me te voglin. Jam gezuar kur kam marre vesh se eshte bere hoxhe dhe po gezohem qe ka arritur te kryej shkollim te lart. Me vjen keq qe nuk jeton ne Ulqin. Urime Imam Shaqir Ismaili. Si duket, edhe pse larg tij, Bojkun tend te dashur nuk e paske harrua. Nese do t’i lexojsh keto rreshta, te pershendes nga New Yorku.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image

Foto nga Sejdo Ismaili Facebook