Gjendet një delfin i ngordhur në bregdetin e Ulqinit

March 21, 2012   | Shtypi / Mediji

Foto: Vijesti

Një delfini i ngordhur është gjetur paraditen e sotme në bregdetin e Ulqinit. Kanë qenë disa peshkatar vendas të cilët gjatë patrullimit në bregdet kanë parë peshkun gjigant dhe në momentin e konstatimit ai ishte i ngordhur. Sipas të dhënave delfini është i gjatë 2 metër dhe peshon 80 kg, dhe vizita e tij në bregdetin e Ulqinit tek plazhi Tropikana është diçka e rrallë pasi delfinët nuk jetojnë në ujrat e Adriatikut, kjo edhe për shkak të kushteve atmosferike.

Nga konstatimet e para është vënë re se delfini nuk ka dëmtime në trup të cilat mund ti kenë shkaktuar dhe humbjen e jetës. Gjithashtu mendohet se ka qenë rryma detare ajo që e ka sjellë në breg, pasi moti i mbrëmshëm është karakterizuar nga erëra të forta.
Dyshohet se delfini ka dalë pranë cektinës pa mundur të kthehet dot në thellësi të ujrave. Për shkak se nuk ka mundur të vazhdojë frymëmarrjen normale, delfini ka ngordhur.
Delfinët ashtu si peshkaqenët janë peshq që nuk jetojnë në ujrat e detit Adriatik dhe për këtë arsye shihen tepër rrallë në vendin tonë.

Lajme nga Ulqini