Shkendija thotë se i ka ‎100 % origjinale, “Falë të madhit Zot”

March 22, 2012   | Lajmet / Vijesti

Edhe pse kohë të gjatë nuk kemi dëgjuar ndonjë këngë të re, madje as nuk e kemi parë kohë të gjatë ndonjë klip nga këngëtarja Shkendije Mujaj, ajo po tregon diçka tjetër të veçantë që ka. Është fjala për të pasmet e saj, të cilat thotë se i ka 100 % origjinale.

Ajo ndihet mirë për faktin që të pasmet e saj janë në formë, madje derisa në rrjetin social Facebook, bëhej një votim për të pasmet e këngëtareve, ajo kërkonte nga fansat që të pëlqeheshin të sajat dhe kjo e pati renditur në vendin e tretë.

Kurse tani, siç transmeton Kosovapress, ajo ka publikuar një foto, të cilën me buzëqeshje, dhe e ka komentuar duke thënë se “100 % origjinale i kam, falë të madhit Zot”.


YouTube Preview Image