Shtatë medalje për “Albulenën”

March 22, 2012   | Sporti / Sport

Në Kampionatin e Malit të Zi në karate për pionierë, shpresa dhe senior

Karateistët e Klubit “Albulena” fituan shtatë medalje, prej të cilave një të artë, tri të argjendta dhe tri medalje të bronzta në Kampionatin e Malit të Zi për pionierë, shpresa dhe seniorë, të mbajtur në Podgoricë. Medalje të artë ka fituar Llazar Klikovac (+45kg) në lufta për pionierë, ndërsa medalje të argjendta Leila Lihari (+54kg) dhe Katarina Kujunxhiq (-47kg) në lufta për shpresa, si dhe Arta Llazorja (-55kg) në lufta për seniorë. Me medalje të bronzta janë kurorëzuar Maliq Mollabeqiri (-40kg) dhe Anes Pejçinoviq (-35kg) në lufta për pionierë, si dhe Amra Pejçinoviq (-42kg) në lufta për shpresa. “Albulena” është përfaqësuar me nëntë garues në këtë kampionat, në të cilin kanë marrë pjesë 319 garues nga 19 klube nga Mali i Zi. Trajnerët e KK “Albulena”, Agron Ujkashi dhe Jasmin Hot, thonë se janë pjesërisht të kënaqur me rezultatin e garuesve të tyre, sepse “kanë mundur të renditen shumë më mirë në këtë garë”. Rezultati i arritur u ka siguruar shtatë garuesve të KK “Albulena” të drejtën e përfaqësimit të Malit të Zi në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet më 16- 18 mars në Herceg Novi. Por nga ky klub kanë bërë të ditur se në këtë kampionat do të marrin pjesë në lufta individuale pesë garues të tyre (Arta Llazorja, Katarina Kujunxhiq, Leila Lihari, Llazar Klikovac dhe Maliq Mollabeqiri), ndërsa dy garuesit e tjerë nuk do të marrin pjesë për shkak të gjendjes shëndetësore.

(Kohapress)


YouTube Preview Image