Low cost Ryanair së shpejti fluturime për Mal të Zi

March 23, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Kompania Ryanair nga Britanija e Madhe, ka konfirmuar edhe disa zëdhënësa të ministrisë përkatëse nga Mali i Zi, që ato kan bërë kërkesë që të fillojnë fluturimet ajrore low cost me kompanin  Ryanair nga Britanija e Madhe që nga muaji qershorë 2012, dhe fluturime  kto që me mundësi të zgjerohet edhe më tej në të ardhmen deri më 2015,deklaroi Zëvendësministër i zhvillimit të qendrueshëm dhe turizmit, Nebojsha Popovic për Antena M.
Kjo kompani, qysh nga qershori të  ketij viti 2012, pritet t`u japë fund biletave të shtrenjta në vendin tonë, të cilat do të nisin nga 20 euro. Fluturimet e para do fillojnë nga Londoni,Bruseli,Milano, e më vonë nga krejt shtetet e Evropës.

Tregu i fluturimeve në Mal të Zi do të hyjë në konkurrencë të fortë nëse Qeveria e Malit të Zi ia miraton kërkesën kompanise angleze të fluturimeve, Ryanair. Kjo kompani kan kërkuar që të fillojë me operime qysh nga  qershori të këtij viti 2012.

“Kto kompani do të rrisin konkurrencën në treg, sidomos do të ndikojë në uljen e çmimeve, pasi që ofrojn shërbime të lira”, theksohet në ministri. Aj tha se kjo do të zhvillojë një konkurrencë të fortë në tregun e aviacionit dhe beson që edhe biletat do të lirohen dhe që pritet një zhvillim i turizmit ne Mal të Zi.

Në çdo vend ku operon  Ryanair, si strategji ka aplikuar çmimet e lira karshi konkurrencës. Vetëm në nëntëmujorin e parë të këtij viti, Ryanair si kompani ka realizuar të hyra prej 2.6 miliardë funta dhe u ka shërbyer 45.2 milionë pasagjerë.

Biznesi i kësaj kompanie është i koncentruar kryesisht në oferta të larmishme si për turizëm, biznes dhe familje. Gjatë këtij viti, biletat e kompanisë Ryanair nuk kanë qenë më të shtrenjta se 30 funta angleze. Fluturimi nga Londra për në Itali kushton vetëm 30 funta angleze, derisa për në Gjermani kushton 29 funta. Ryanair aktualisht mban linja të rregullta fluturimi në më shumë se 100 qytete në 27 shtete të Evropës. Edhe në Mal të Zi, pritet të sjellë ofertë të ngjashme, fillimisht për shtetasit e Malit të Zi që udhëtojnë nga Evropa për në Podgoricë – Tivat dhe anasjelltas.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image

2