Nazif Cungu kërkon partner për investime në Hotel Lido Ulqin

March 23, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Të nderuar qytetarë,

Duke vazhduar tentativat për realizimin e përcaktimit tonë strategjik për krijimin e kushteve për investime dhe tërheqjen e investitorëve nga vendi dhe jashtë, dje kam pasur një takim me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Capital Estate – Budva, që është pronar i hotelit Lido në Plazhin e madh.

 

Negociatat tona te mëhershme me Qeverinë e Malit te Zi, kanë shkuar në drejtim të krijimit të ambientit të përshtatshëm që ky investitor të investojë në ndërtimin e hotelit Lido në Ulqin, dhe kam pritur që drejtori do të më njoftojë për përgatitjet për fillimin e ndërtimit të këtij hoteli.

 

Ndërkohë drejtori ka ardhur të më njoftojë për shtyrjen e datës së fillimit të ndërtimit dhe atë për katër vite, duke theksuar si shkak kryesor problemet ekologjike, përkatësisht ndikimin e Porto Milenës në gjendjen ekologjike në këtë pjesë të Plazhit të madh.

 

Bindjet e mia dhe garancitë që për një kohë me të shkurtër nga koha e nevojshme për ndërtimin e hotelit do të zgjidhim çështjen e ndotjes së Porto Milenës dhe insistimit për realizimin e obligimeve të tyre që janë në lidhje me ndërtimin, që kanë marrë me kontratën për blerjen e hotelit, nuk kanë qenë të mjaftueshme që investitori të ndryshojë mendimin e tij.

Kam shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e kontratës ku do të garantojmë që rregullimi i Porto Milenës do të përfundojë para përfundimit të ndërtimit të hotelit, duke pasur parasysh që vetë përfaqësuesi i investitorit ka deklaruar që ndërtimi i hotelit do të zgjasë së paku katër vite.

 

Po ashtu kam theksuar që si komunë jemi të gatshëm që Kuvendit të Komunës së Ulqinit t’i propozojmë që për komunalet për Capital Estate – Budva dhe për investitorë të tjerë serioz të cilët vendosin që investimet t’i fillojnë këtë vit, të aprovohet vendimi me çmim që do të ishte më i ulët nga çmimi që ka qenë në fuqi në ditën e nënshkrimit të kontratës për privatizim, dmth më e ulët se 65 EUR, e jo 250 EUR siç parashihet me Vendimin e komunës qe ashte në fuqi.

 

Përfaqësuesin e investitorit po ashtu e kam njoftuar për gatishmërinë e Qeverisë së Malit të Zi që të nënshkruaj aneks kontratë me të cilën do të garantohej rregullimi i Porto Milenës.

Duke pasur parasysh që dokemntet planifikuese për lokalitetin e hotelit Lido janë miratuar në vitin 2010 dhe nuk ka kurrfarë pengesash që të fillohet me përgatitjet për ndërtimin e hotelit, vlerësojmë që investitori në këto momente nuk është i interesuar për realizimin e këtij investime.

 

Për arsyet e mësipërme i kam dërguar një shkresë Qeverisë së Malit të Zi ku i bëj apel që të anulojë kontratën me kompaninë Capitat Estate – Budva dhe të fillojë procedurën për gjetjen e partnerit të ri për këtë lokalitet, që është një ndër më atraktivët në bregdet.

Respektojmë vendimin e kompanisë Capital Estate, siç na kanë njoftuar që në vend në Ulqin të fillojnë ndërtimin e hotelit në Beçiq afër Budvës dhe i dëshirojmë shumë sukses në punën e tyre.

 

Njëkohësisht kërkojmë që urgjentisht të ndërmarrin masa që vizuelisht të mbrojnë lokacionin e hotelit Grand Lido dhe Lido bungallou që gërmadhat e hotelit dhe vilat mos të prishin ambientin në këtë pjesë të Plazhit të madh  me cka jane vite me radh duke larguar mysafirët prej këtij ambient te mrekullueshem.

Komuna e Ulqinit


YouTube Preview Image

34