Mali i Zi – Shqipëri, nis kalimi vetëm me kartë identiteti

March 26, 2012   | Rajoni / Region

Ministria e jashtme njoftoi sot se prej 21 marsit ka nisur të zbatohet marrëveshja me vendit tonë dhe Malit të Zi për kalimin e pikave kufitare me karta identiteti.

Sipas MPJ-së, marrëveshjet parashikonin lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve, duke përdorur për këtë qëllim jo vetëm pasaportat, por edhe kartat e identitetit biometrike.

“Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, e cila gjatë presidencës së inisiativës rajonale MARRI, në vitin 2010, lancoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve anëtare, i qujatur ndryshe krijimi i një “Shengeni Ballkanik”, nxitur edhe nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës.”- thuhet në njoftim.

Marrëveshja është nënshkruar më 14 dhjetor nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto me homologun e tij malazez, Milan Roćen.

Panorama

1