Tre kongresmenë amerikan letër Podgoricës për shqiptarët

March 26, 2012   | Shtypi / Mediji

Tre kongresmenë amerikan përmes një letre drejtuar autoriteteve qeveritare të Podgoricës kërkojnë që shqiptarët të fitojnë të drejtën e themelimit të komunës së Tuzit, si komunë e plotë e pavarur.

Letra është firmosur nga kongresmenët Gary Peters nga radhët e demokratëve, si një anëtar aktiv i Komitetit të Çështjeve Shqiptare të Kongresit, si dhe kongresistët Eliot Engel dhe Jean Schmid.

“Mali i Zi duhet të përmbush të paktën ashtu si edhe ka premtuar, deri më tani, kërkesat e qytetarëve të saj, dhe të rishqyrtojnë çështjen e krijimit të një komune me të drejta të plota të Tuzit, me qëllim që edhe zyrtarisht, të Tuzi, të marrë statusin e një komune të plotë, dhe këtë para se të mbyllet viti 2012”, thuhet në letrën e drejtuar.

Kongresmeni Peters ka qenë mysafirë i një aktiviteti fondmbledhës për fushatën e tij të organizuar nga Martin Shkreli, Kryetari i Bordit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro- Amerikan.

“Ne shqiptarët besojmë shumë tek angazhimi i kongresmenit Gary Peters, që ashtu si kolegët e tij, të tjerë kongresmenit Sander Levin dhe natyrisht të kongresmenit Eliot Engel, dhe anëtarve të tjerë të Kongresit, besojmë se së bashku ata do të na ndihmojnë, ashtu si na kanë përkrahur dhe ndihmuar në Shqipëtarve, që të arrihen të realizohen liritë e të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, Maqedoni, dhe Luginën e Preshevës, për politikën shqiptare në Shqipëri, dhe Kosovë”, theksoi Shkreli. Kongresmeni Peters deklaroi se Shqipëria dhe Kosova e të gjithë shqiptarët kanë një mike të fortë SHBA-të.

INA

1