Nimanbegu: Pa shqyrtim publik,ska zonë turistike në Kripore

March 28, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Dje në propozimin e vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Planit Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020, me të cilin kërkohet ndryshimi i këtij plani në pjesën ku u bë fjalë për zonën e Kripores së Ulqinit.
Propozimi i Vendimit është përgatitur nga Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS), ndërsa atë e kanë firmosur deputetët Genci Nimanbegu, Mehmet Bardhi, Branko Radulloviq, Kemal Purishiq, Neven Goshoviq dhe Radojica Zhivkoviq. Kundër këtij vendimi kanë votuar vetëm anëtarët e Këshillit për çështje kushtetuese dhe legjislacion nga radha e PDS-së.

Deputeti i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, ka thënë se qëllimi i destinimit të zonës së Kripores së Ulqinit është ndryshuar në mënyrë të çuditshme, pa shqyrtim publik, duke lejuar mundësinë e shndërrimit të saj në zonë turistike. “Ky është një përcaktim i çuditshëm që duhet të ndryshohet”, ka theksuar ai.
Deputeti i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu,tha se bregdeti ka hapësira të mjaftueshme për ndërtim, dhe se kriporja nuk duhet të përdoret për qëllime të këtilla.

Genci Nimanbegu beson se kjo është në kundërshtim me planin hapësinor të komunës së Ulqinit, por edhe me të dhënat grafike të Planit Hapësinor të Malit të Zi,vlerëson Nimanbegu në gazetën e përditshme ”Pobjeda”.

6