Alban Skenderaj pendohet per tatuazhin e bere

April 4, 2012   | Lajmet / Vijesti

Këngëtari, i cili kohën e fundit po shihet në jurinë e shou-talenteve të “X Factor Albania”, Alban Skënderaj, gjatë të shtunave jo vetëm që po jep komente për zërin e talenteve të reja, por edhe për veshje.

Ndërsa të dielën që kaloi ai, kur Alketa Vejsiu e ka ngacmuar për ta lidhur prezantimin e saj me një “batutë”, për tatuazhin që ka afër bërrylit. Albani si duket është mërzitur që këtë tatuazh e ka bërë para disa vjetësh dhe thotë që është penduar nga kjo “Marrëzi” që dikur donte ta bënte.

Këngëtari vlonjat, si duket, mezi pret një ditë që ta heqë atë, ndërsa kujtojmë që tatuazhi ka të bëjë me albumin e tij, me titull “Melodi”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/

YouTube Preview Image