Kryetari Cungu me rastin e dites se Ulqinit,priti kryetarin e Malit te Zi z. F.Vujanoviq

April 11, 2012   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Fjalimi i Kryetarit ne rastin e dites se Ulqinit

I nderuari kryetar Vuajnoviq,i nderuari Kryetari I Kuvnedit,të nderuar qytetarë, të nderuar Ministër, Deputet në parlamentin e MZ, të nderuar përfaqesues të korit diplomatik,te nderuar Kryetar te Komunave, te nderuar keshilltar, të nderuar përfaqësues të mediave, të tenderuar mysafire të Kuvendit,

Dita e Ulqinit, festohet të shtunen e pare te muajit prill dhe simbolizon fillimin e lundrimit në detë dhe fillimin e punimeve pranverore në ullishtë si shenjë respekti ndaj traditës tonë, traditës detare dhe kultivimit të ullinit si burime të jetesës. Njëkohësisht simbolizon dhe tregon edhe për mënyrën e vështirë por të ndershme të jetesës se të parëve tanë.

Të nderuar qytatarë,

Ndrrimi i pushtetit në Ulqin, i cili ka ndodhur para gjashte muajsh, është vërtetim se demokracia është proces i cili nëse dhunohet mund të ngadhnjejë në forma të modifikuara dhe njëkohësisht dëshmon se te gjithë ne jemi te zavendesueshem.

Prandaj, kemi nder por edhe obligim, tani që jemi ne postet vendimmarrëse, që qytetareve të ju ofrojmë programe konkrete me qellim që ti plotësojnë nevojat e tyre.

Në ditët kur festojme, eshte momenti I duhur qe te njoftohen qytetaret, por edhe mysafiret tane, me aktivitetet qe po i ndermarrim, dhe në këtë mënyre të krijojmë parakushtet reale qe Ulqini më në fund të niset drejt zhvillimit.

Investimet kapitale në infrastrukturë te cilat po realizohen ne Ulqin janë parakusht për realizimin e zhvillimit dhe aktualisht garantojne se jemi duke shkuar drejt rrugës së suksesit.

Deponija sanitare do të perfundohet para sezonit kryesor turistik. Perfundimi i ndertimit të ures mbi PortaMilene, ne fazen e pare, do te na siguroje zvogelimin e bllokadave te medha në komunikacion gjate sezonit kryesor turistik. Do te bejme perpjekje maksimale per rregullimin e rrjetit sekundar te ujesjellesit, ne menyre qe të mund te marrim ujin nga ujesjellesi rajonal, i cili vjen para sezonit turistik. Edhe faza e parë e rrugës prej Sukubinës drejt Ulqinit do të përfundohet para sezonit turistik. Falenderoj institucionet shtenore për mbështetje dhe ndihmesë në këto investime.

Kemi sjell vendimin per mirëmbajtjen e pastertisë për tërë teritorin e komunës tonë, pra, duke perfshire edhe Krruçin edhe Shtojin-Plazhin e madh. Kemi siguruar pajisjet më moderne per transportin e mbetutrinave. Ky investim kap vleren prej 870.000 EURO.

Do te bejme rikonstrukcionin dhe ndërtimin e disa rrugëve si në qytet ashtu edhe në fshatra.

Kemi bere ndarjen e Ndermarrjes publike komunale, transformimin e ndermarrjes publike Upin ne Agjensi për projektim dhe zhvillim, e cila menjehere është liçencuar dhe deri tash ka punuar 11 projekte. Poashtu, kemi sjell vendimin per transformimin e radio televizionit Ulqini, kemi themeluar sektorin per Integrime evropiane te cilet kane pergatitur dhe aplikuar për 15 projekte IPA. Me aprovimin e ketyre programeve, presim mjete per realizim me vlere prej më se 2 milion euro.

Kemi formuar kushte urbanistike për fillimin e ndërtimit të banesave për kalimin e 13 familjeve nga pllatoa e hotelit „Jadran” me çka do të sigurohet ecurija e mëtutejshme e ndertimit te hotelit te ri.

Mbi 20 vite kemi pritur, dhe për gjasht muaj kemi aprovuar 15 projekte-plane urbanistike.Kemi bërë bazën për fillimin e ndërtimit të hoteleve, qendrave turistike, golf tereneve dhe bazë për ndërtimin e shtëpive dhe banesave.

Deri në fund të vitit do të bëjmë tentativa të aprovojmë Plnin hapsinor të komunës së Ulqinit dhe Programin strategjik të zhvillimit të Komunës së Ulqinit për periudhë prej vitit 2012 deri ne vitin 2018. Së shpejti filloimë me përpunimin e planeve të reja detale urbanistike për një sipërfaqe prej 1100 ha.

Kemi filluar përgatitjet për rregullimin e derdhjeve nëndetëse te ujrave të zeza, të cilat tash disa vite nuk janë në funksion, me çka dukshëm do të zbusim problemin e ndotjes të Port Milenës.

Në tre muajt e këtij viti kemi realizuar buxhetin në masë prej 67% më shumë se në tremujorshin e vitit të kaluar. Nëse do të vazhdoimë me këtë dinamikë atëherë mundena ta realizoimë ahtu siç është projektuar.

Kemi nisur procedurën-negociatat tre palëshe: Ministri, Komunë dhe ish pronarët për gjetjen e modalitetit më adekuat për kthimin e ullishtës në Valldanos dhe jemi duke bërë marrëveshtjen për marrjen e plazhit të Valldanosit për menaxhim prej anës së Komunës dhe në këtë mënyrë do të kthejmë besimin te qytetarët.

Të nderuar,në fund edhe një herë Ju uroj ditën Tuaj, ditën e Komunës sonë duke ju dëshiruar lumturi, suksese në jetën e përditshme, shëndet ju dhe familjeve tuaja.

Ju falem nderit. Ulqin 7.prill. 2012

Komuna e Ulqinit

1