Ndarja e bursave për studentet më të mirë nga Ulqini

April 11, 2012   | Kulturë / Kultura, Ngjarjet - Events

Në kuader të kremtimit të ditës së Komunës së Ulqinit, sot kryetari i Komunës z.Nazif Cungu ndau bursa për studentet më të mire të qytetit.

Në hapje të këti solemniteti kryetari Cungu i uroi të gjithë studentet e pranishem për punen dhe suksesin e arritur deri më tani duke ju kujtuar se ndarja e këtyre bursave ka për qellim nxitjen e mëtutjeshme për arritjen e rrezultateve më të mira në studime dhe fitimin e njohurive kompatibile me arritjet europiane.

Kryetari poashtu i porositi studentet që të vazhdojnë edhe me tej rrugen e tyre të dijes në mënyrë që kuadrot e reja të jenë konkurrues në tregun vendor të punes dhe më gjërë.
Komuna e Ulqinit