Vizita e z.Edmond Haxhinasto,Komunës se Ulqinit

April 11, 2012   | Politika

Sot më 6 prill 2012, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Edmond Haxhinasto, zhvilloi një vizitë zyrtare në Malin e Zi, gjatë të cilës pati takime me Presidentin e Republikës, z. Filip Vujanoviq, kryetarin e Kuvendit, z.Ranko Krivokapiq, kryeministrin, z. Igor Lukshiq, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi, z. Milan Roqen. Gjatë kësaj vizite, Ministri Haxhinasto u takua edhe me drejtuesit kryesorë të partive parlamentare shqiptare.

Gjatë vizitës së tij dy ditore ai vizitoi edhe komunën e Ulqinit ku pati takime me Kryetarin e Komunës z Nazif Cungusi dhe drejtues tjerë të pushtetit vendor.
Gjatë bisedimeve, ai u shprehën se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dy vende mike, janë të shkëlqyera dhe nënvizoi faktin se ekziston një përputhje e plotë e objektivave strategjike të të dy vendeve në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO.
Ndër fushat që përcaktojnë prioritetet e bashkëpunimit dypalësh u identifikuan: ekonomia- infrastruktura, transporti, energjia, turizmi dhe ambjenti; lëvizja e lirë – plotësimi i paketës për t’i bërë kufijtë të padukshëm duke eliminuar barrierat jofizike, – marrëveshja e konkluduar në fushën e arsimit gjatë kësaj vizite, i hap rrugë njohjes së diplomave, si dhe heq tarifat respektive për arsimin e lartë.
Ministri Haxhinasto theksoi se shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi janë një bazë e sigurt për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve. Ata kanë kontribuar për pavarësinë e Malit të Zi dhe kontribuojnë sot për proceset integruese në NATO dhe BE, si qytetarë luajalë të Malit të Zi.

Komuna e Ulqinit