Ftesë – MogUL: “Hyjmë në Valdanos – bregdeti është pronë publike!” 18.04.2012 në ora 12:00

April 15, 2012   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Ju ftojmë të merrni pjesë në performancën rrugore, të cilën e organizon Monitoring Group Ulqin – MOGUL.

FTESË  për MEDIA

 

 

Të nderuar,

Ju ftojmë në performancën që organizon Monitoring group Ulqin – MOG-UL.

 

Si rezultat i analizave të hollësishme të regullativave  ligjore në fuqi dhe dokumenacionit që kemi grumbulluar konform Ligjit për qasjen e lirë të informatave, (që e kemi prezantuar ne press konferncën më 06 prill 2012), kemi verifikuar se ndalimi i hyrjes ne Valdanos bëhet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.

 

Në performancë do të marrin pjesë aktivistët e organizatave të shoqërisë civile, si dhe qytetarët e interesuar që dëshirojnë të ushtrojnë të drejën e livizjes së lirë, tubimit paqësor dhe qasjes së lirë të bregdetit – të drejta që janë të garantuara me Kushtetut dhe ligje.

 

Performanca e quajtur Hyjmë në Valdanos! Bregdeti është pronë publike!” do të mbahet ditën e mërkurë, me 18 prill 2012, me fillim në ora 12:00, para hyrjes në Valdanos

Ju mirëpresim!

Xhemal  M. Peroviq
Grupi Monitorues – MogUL, Ulqin.

 

 

 

 

Monitoring Group Ulqin

YouTube Preview Image
11