Genci Nimanbegu: Konferenca per media 16 prill 2012

April 16, 2012   | Politika

KONFERENCË PËR MEDIA

Ulqin, 16.04.2012

Nr.51/12

Rezultatet e aktiviteteve parlamentare të Forcës

Të nderuar,

Me këte konferencë dua që të informoj opinionin  publik për disa nga aktivitetet parlamentare të Forcës  që në periudhën e fundit u jetësuan me rezulltate pozitive për komunitetin shqiptarë të Malit të Zi.

Së pari, Këshilli parlamentar per stabilizim asocim (KPSA) i EU- Mali Zi, në takimin e katërt, mbajtur me daten 3 dhe 4 prill 2012 ne Kuvendin e Malit te Zi ka përkrahur dy amandamente të Forcës, të nënshkruara edhe nga PB (BS) që jan bërë rekomandime të këti Keshilli parlamentar EU – MZ.

Në Rekomandimin nr.4 ftohen institucionet kompetente që të bëjnë implementimin e rekomandimeve nga mekanizmat shtesë të mbrojtjes së të drejtave të pjestarëve të popujve pakicë dhe të bashkësive nacionale.

Në rekomandimin e 7. i KPSA ftohen Qeveria dhe Kuvendi i Malit të Zi që të bëjnë përpjekje shtesë dhe të menjanojnë dyshimet në egzistimin e implementimit diskriminues të dispozitave ligjore të caktuara, e posaçërisht në implementimin e Ligjit mbi të Mirat detare.

Këto rekomandime mundesojn që më në fund në problematiken e të Mirave detare të inkuadrohet edhe faktori europian, i cili dha përkrahjen vendimtare që ky amandament të bëhet pjesë e rekomandimeve të këtij takimi por edhe perkrahja nga parlamentarët e Malit të Zi pas insistimit të kolegëve Europian.

Së dyti, Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi që Kryporja e Ulqinit të trajtohet si zonë me mbrojtje të veçant. Plani hapsinor i miratuar ne vitin 2008.  parasheh që Kryporja mund të shëndrohet në zone për ndërtimin të kapaciteteve turistike. Ky ishte vendim jo transparent dhe i aprovuar pa pëlqimin e komunitetit në Ulqin. Prandaj në parlament e kemi nënskruar dhe kemi mbrojtur iniciativën që Plani hapsinor të ndryshoj.

Ky vendim deri tani ka shansë të fitoj përkrahjen e më shumë se 45 deputet, e kjo në bazë të nëshkrimit të iniciativës dhe votimit në Komisionet përkatëse (Kushtetues dhe ate të Turizëm dhe Rregullim hapsinor). Këto fakte dhe reagimet e dërguar nga Forca parlamentarëve Europian për problermin e rrezikimit të dedikimit të Krypores, Të Mirave detare, Komunës së Plot të Malësisë/Tuzit; puna e OJQ-ve që kan reaguar dhe pregaditur këtë vendim, besojm se e ka shtyrë Qeverinë që në mënyre shumë elegante të ndryshoj pozicion mbi dedikimin e kypores dhe të marr vendim të mirëpritur në Ulqin por edhe në tërë Malin e Zi dhe të mirëpritur edhe nga Bashkimi Europian.

Së treti, marveshjet bilaterale Mali i Zi – Shqipëri, për Arsim të lartë dhe mbi regjimin e kalimit kufitar jan marveshtje si të inicuara apo të përshpejtuara edhe nga Forcës dhe nga deputet shqiptarë në Parlamentin e MZ. Filloi implementimi I marveshtjes që të kalohet me letër njoftim I kufirit për shtetasit e MZ dhe Shqipërisë, si iniciativë është kërkuar disa herë në formë të pyetjes deputetit ne Parlament dhe në takime me përfaqësues të Ministrisë së punëve të jashtme.

Marveshja e dytë mbi arsim të lartë e nënshkruar me 6 prill ne Podgoricë, është  marveshtje e cila është inicuar drejpërdrejt  pas reagimesh dhe iniciativës së Forcës në dakordim me  prindërit  e studentëve që studijojn në Shqipëri. Iniciativa së pari është dëreguar me 17 shkurt 2011Ministrive të Arsimit, Punëve të jashtme të MZ, dhe nëpërmjet Të Ambasadës së Shqipërisë dhe Ministrisës së Arsimit të Shqipërisë. Me këtë marveshje parashihet që taksat studentore si për regjistrim në shkolla por edhe taksat e banimit të eliminohen, gjegjësisht të mbulohen nga shteti mikpritës ku personi studion.

Keto fakte i  vlersojme si  te arritura shume pozitive insistitucionale ne skenen politike për shqiptarët në Malk të Zi. Këtu në veçanti theksojmë rekomandimet mbi të Mirat detare qe do te jete mjet te drejtohet padrejtsia 20 vjecareqe I behet me perfshirjen e  te Mirave Detare ndaj Komunes se Ulqinit.

 

Genci Nimanbegu

 

11