Biblioteka e Ulqinit shënon Ditën Botërore të Librit

April 21, 2012   | Ngjarjet - Events

Të nderuar,

Me rastin e 23 prillit, Ditës Botërore të Librit, Biblioteka Popullore e Ulqinit i ofron atë ditë të gjithë të interesuarve anëtarësim njëvjeçar falas.
Ky është një aksion i ndërmarrë në bashkëpunim me Bibliotekën Popullore Qendrore të Malit të Zi, me qëllim të shënimit të kësaj date të rëndësishme për letërsinë botërore në përgjithësi. Duke shënuar këtë datë i bëjmë homazh librit dhe autorëve të tij. Njëkohësisht në këtë mënyrë dëshirojmë të nxisim interesimin për lexim te të rinjtë, çka në kohën e mediave elektronike është një sfidë, jo vetëm për ne që kemi profesion dhe pasion librin, por edhe për të gjithë prindërit e mësimdhënësit.
Përveç anëtarësimit falas, dhjetë fëmijët e parë do të fitojnë dhuratë edhe nga një libër me ilustrime.
Me këtë aksion Biblioteka e Ulqinit vazhdon traditën e vet shumëvjeçare të promovimit të vlerave jo vetëm të librit, si instrument i fuqishëm i shpërndarjes dhe grumbullimit të dijes, por edhe të vlerave e thesareve të mirëfillta kulturore në përgjithësi.

Ju mirëpresim në Bibliotekë!

Me respekt,

Ardita Rama
Udhëheqëse e Bibliotekës Popullore Ulqin

************************************************************************************

Poštovani,

Povodom 23. Aprila, Svjetskog dana knjige, Narodna Biblioteka u Ulcinju nudi tog dana svim zainteresovanima besplatnu jednogodišnju članarinu.
Ova akcija se realizuje u saradnji sa Centralnom Narodnom Bibliotekom Crne Gore, u cilju obelježavanja ovog značajnog datuma za svjetsku književnost uopšte. Obelježavanjem ovog datuma odajemo počast knjizi i njenim autorima. Istovremeno na ovaj načim želimo da podstaknemo interesovanje za čitanje kod mladih, što u vrijeme elektronskih medija predstavlja pravi izazov, ne samo za nas kojima nam je knjiga profesija i strast, nego i za sve roditelje i nastavnike.
Osim besplatne članarine, prvih desetoro djece će dobiti na poklon i još po jednu ilustrovanu knjigu.
Ovom akcijom Ulcinjska Biblioteka nastavlja svoju dugogodišnju tradiciju promovisanja ne samo vrijednosti knjige, kao snažnom instrumentu distribucije i prikupljanja znanja, nego i kulturnih vrijednosti i blaga uopšte.

Očekujemo Vas u Biblioteci

S poštovanjem,

Ardita Rama
Upravnica Narodne Biblioteke Ulcinj