Çiljeta ndahet nga Aleksandri?! – Video

April 22, 2012   | Lajmet / Vijesti

Tiranë, 22 prill – Historia e dashurisë mes Çiljetës dhe të dashurit të saj Aleksandrit ka përfunduar?! Kjo është ajo  çka flitet këto kohë në Tiranë. Një  fakt të tillë, Çiljeta e ka mohuar duke mos dashur të prononcohet më tepër rreth argumenteve.

Ama gojët e liga kanë shkuar më tej me analizën e tyre. Deri pak muaj më parë, në profilin e saj në Facebook, shihej qartë e shënuar lidhja e dashurisë me Aleksandrin, një e dhënë kjo, e cila nuk ekziston më, por Çili na ka dhënë edhe për këtë një përgjigje. Aleksi e ka mbyllur Facebook- un ka thënë për “Bluetooth” këngëtarja.

YouTube Preview Image