Interviste me sopranon nga Ulqini Maida Resulbegu

April 22, 2012   | Intervista / Intervju

Nga Shaqir Foniqi

E themi pa hezitim,madje pa as më të vo-glin dyshim se Maida Resulbegu,një ditë do të ngjitet në Olimp pët të qendruar atje përjetësisht dhe misionarisht.Ajo e ka kuptuar këtë mision,prandaj punon me shumë ndjenjë dhe pasion.Ajo,sikur me shkopin magjik po arrin të ngjitet në kar-rierën artistike,me punë fisnike dhe besoj se nuk e teproj,nëse konstatoj se tek Mai-da ka gjithçka të magjishme,pse jo edhe të hyjnishme,të lindur,që nga zëri,pamja, sjellja,shikim,qendrimi…por,mbi të gjitha zëri i saj i praruar,është për t’ u admiruar.
Ne biseduam me te për shumëçka dhe fare spontalisht dhe shumë sinqerisht.

Zj.Maida cilët ishin hapat tu të parë në këtë garë artistike shumë fisnike,të rrallë dhe platonike?
Si çdo e re,që është e mbërthyer në shumë dilema e synime,unë,mëgjithatë zgjodha rrugën time të Kantos,sepse aty,talenti im,duket se shpërheu me tërë potencën dhe fuqinë e vet.Meqë ,tashmë isha zbukuar dhe isha përcaktuar,mbarova shkolën e ultë të muzikës dhe mora rrugën e Tiranës,për në degën e Kantos në Aka-deminë e Arteve,tek profesoresha e nde-ruar Suzana Frashëri.Mund të them se jam studente e shkëlqyeshme dhe aty e gjeta përkrahjën dhe vetën time.Madje,mora edhe nofkën ,zëri i botyës’(artistike vj) ,nje epitet që të mbush me krenari,por edhe që të obligon shumë,sepse është më lehtë që të arrish diçka,se sa ta arsyetosh dhe ta mbrosh atë epitet.Unë,konsideroj se do të mb rojë më forcë dhe fanatizëm. Synimi im është mbi çdo paragjykim dhe parashikim.Të shohim…

Keni  provuar  edhe  duatrikitjet,  shpërbli-et, keni prekur edhe famën…

Të gjitha.Madje,kam fituar edhe në konkurse ndërkombëtare,por ende jam e re dhe,e them pa modesti se zëri im do të dëgjohet larg dhe për shumëkënd do të jetë një befasi.Madje,profesorët e mi,sikur me thonë që të heshtë dhe më vonë heshtja të shpërthejë më zhrmë të madhe për të bërë një bujë të paparë edhe në nivelin ndërkombëtar.Pra,aktualisht jam duke u mbushur artistikisht për të shpër-thyer befasisht dhe triumfalisht.

Cilat janë karakteristikat që një so-prano të jetë komplete?
Zëri,pamja,qendrimi,shikimi,përgatitja akademike,shpieti,ndjenja,pasioni,përkr ahja,misioni,qëllimi,synimi,publiku…pra janë shumë hallka në zingjirin e gjatë të famës.Unë po mundohëm ti kap këto hallka dhe jam në rrugë që t lidh të gjitha ato,në mënyrë që të bëhem komplete. Sepse,puna qendron aty se,vetëm nëse një hallkë dështon,je e humbur dhe e dje-gur.Eshtë sikur puna e çdo arti tjeter,nëse nuk je komplete,nuk arrin dot gjë prej gjëje.Mua,me pëngon mesatarja,unë dua ose majat,ose asgjë.Dhe për të pushtuar majat kërkohet sakrificë deri në (vetë) flijim,sepse arti ka këtë qëllim:duhet sakrifikuar për t’u pranuar.Sot skena është embushur plot,kurse edhe shija është ngritur,njerëzit dinë çka dojnë dhe dinë të vlerësojnë.

Por,profesioni juaj,soprano duklet se ende duhet të pres që të gjejë shtratin,terrenin e vet?
Ashtu është Shaqa.fatkeqëisht ende dominon mentaliteti arakik dhe arti ynë me fisnik,nuk pranohet nga të gjithë. Por,duhet ditur diçka(ta them unë Maida):artin as nuk e krijon shumica,as n uk e shijon shumica.Kanto është art elitar dhe elitat,besoj do të krijohën se s’bën. Bota e ka të qartë,tashmë:nuk ka lidhje me tallava.Ne jemi në tranzicion dhe dë-tyrimisht duhet të kalojmë nga kjo gjen-dje në një stad tjetër.Kombi zhvillohet,e mancipohet,kultivohet dhe arti ynë është ai që prinë…Bota e civilizuar ,tashmë nuk bën tjetër vetëm investon në këtë lloj arti suprem.keni parë diku,në ndonjë skenë serioze,apo të themi në ndonjë lokal të perëndimit ,ku nuk ka muzikë të lehtë??? keni parë koncetet e Vienës,për të hyrë ty,nuk gjen dot biletë.Biletat shitën një vit përpara koncertit dhe Viena,gjeografikisht nuk është larg me Tiranën dhe Prishtinën. Unë jam e bindur se do të vijë koha,kur ky lloj arti do ta pushtojë tërë botën,sepse bota këtë e kërkon.

Por,duket se ende jemi larg,apo jo?
Nuk jemi kërkah,hahah,por do të ar-rijmë paçka se jemi të vonuar,por jo edhe të dështuar.T’ua them vetëm një fakt:sopranoja jonë Inva Mula,Ermonela Jaho,pastaj Saimir Pirgu,Ramë Lahaj,Flaka Goranci,sot janë dëshmuar dhe pran-uar më shumë gatishmëri nga bota e jashtme,madje Ermonela ka thyer të gjitha paragjykimet dhe do të thosha edhe parashikimet e pritshme.Kam bind-jen e fortë,se ne po ecim me hapa të shpejtë dhe të sigurtë për të kompensuar atë që jemi vonuar.Nuk ka dyshim se do t’ ia arrijmë.Ne shqiptarët,sikur jemi indi-vidualistë dhe fanatikë,pra sukseset i kemi jo në grup,por si individë dhe kjo i ka të metat,por edhe p;ërparësitë,sepse arti është individual,talenti poashtu,pastaj edhe pranimi i këtij arti nuk bëhet men-jëherë.Edhe popujt e tjerë kanë kaluar nëpër ketë rrugë dhe nëpër këtë kapër cim.Unë,nuk dua të mohojë vlerat që kemi në të gjitha sferat e artit,sepse ato ajnë pjesë e jona e pakontestueshme,pr unë angazhohem për vlera dhe kritera në sëcilin segment të artit dhe të kulturës. Zatën,arti ka vetëm një mision:fisnikërimin dhe civilizimin,por edhe edukimin dhe kënaqësinë e kënaqësia që sjell arti është e gajtë dhe për te duhet punuar ditë e natë.Jam shumë optimiste se një ditë arti e elitar do ta pushtojë botën mbarë…

Ku e gjeni vetën pas përfundimit të Akademisë?
Ndoshta në Paris.Nuk dua të ndalëm më kaq,synoj të përgatitëm për skenat Ev-ropiane dhe Botërore.Pra,jam në kërkim prore.Jam e gatshme të sakrifikohëm,që të dëshmohem.Nuk them se Tirana nuk me pfron,e di që ajo dhe Ulqini e Prtishtina,me mungon,por dua që të kompletohem artistikisht,që pastaj kom-bin ta prezantoj me mburrje dhe të jem njëfarë ambasadoreje e kombit tim,kudo që të shkoj.Unë,jam shumë e përkush-tuar për këtë dhe po punoj për të arritur dhe përmbushur synimet e mia të mëd-ha.Jam në fillim të karrierës dhe dua që ajo të jetë e ndritshme dhe e fuqishme. Pra,do të studioj,të mësoj,të depërtoj me punë,me përkushtim,gjithnjë duke patuir një qëlllim:që të arrijë suksese ç’farë unë i dëshiroj dhe i gjakoj.Mirëpo,kahdo që të shkoj,do të prezantohëm me krenari se jam shqiptare dhe me vete do të marr ndjenjën dhe krenarinë për këtë.

Eshtë një fat mirë se në këtë profesion nuk ka hile,dhe malverzie,sepse zëri nuk blihet as nuk falet,por ai lind dhe është dhunti e natyrës.I falënderohem Zotit që më ka dhuruart këtë begati,prandaj unë do te di ta kanalizoj talentin tim deri në maksimum,për të qenë ajo që dëshiroj unë.

Dhe ju dëshironi t’ i psuhtoni skenat botërore?
Po,po,pse jo? Arti depërton dhe nuk nd-alon.Eshtë sikur ajri nuk njeh kufinj dhe pengesa.Arti e gjen rrugën e vet dhe e për-ballon çdo pengesë.Nuk thuhet kot,ARs longa,vita brevis.Ari është i gjatë,jeta është e shkurtër.Unë,kam shumë plane,shumë synime,shumë (vetë)besim dhe kjo më bën që të ndihëm e sigurtë dhe mezi po e pres rastin.E ,rasti,mbreti botës,do të vijë një ditë.Pra do të vijë aj çast i madh.

Nuk ju pyetëm për jetën private?
Është  shumë  e  thjeshtë  dhe  mund  të dy fjalë:studime,ushtrime.Relacioni im duket në një drejtim:Akademi shtëpi.

Po ndonjë kafe me shoqëri?
Ka kafe mqësore,shoqërore,sepse si çdo e re dhe i ri,nuk mund të jetoj e getoizuar,pa shoqëri,por çdo gjë më prioritet dhe me masë.Në ktë jetë ka prioritete dhe prior-iteti im është mësimi,studimi,afirmimi,de përtimi,arti dhe avancimi i tij.Tjeshtë dua të jetoj për artin dhe t’i përkushtohem atij me mish e me shpirt,sepse në këtë botë të artit nuk kam hyrë me imponim,por pse kisha talent dhe vullnet e përkushtim.Dua që të arrij majat e tij.

Keni lindur në ditën e të dashuruarve dhe…
Po ua lexoj mendimin,por po them për të satën herë:prioriteti im është shkol-limi dhe në këtë moment të gjitha të tjerat janë tërciare.Jam e preokupuar më studime,mësime,ushtrime dhe nuk kam intëresim dhe kohë për asgjë tjetër.Ua uroj të gjithë atyre që janë të dashuruar,ditën e tyre,por unë (ende) nuk e pranoj një urim të tillë dhe mund të them se ndje-hem mirë,kështu si jam…e lirë!

Atëherë,urime në studime dhe të presim që n jë ditë do të jesh një yll që bën dritë?
Falëminderit për intërvistën dhe për përkrahjën tuaj të madhe.Po bëni një punë të fisme,sepse nëse nuk e përkra-him njëri tjetrin,atehërë kush do të na përkrahe???

Duaje tëndin dhe çmoje,sepse kështu bëjnë të gjithë,pse të jemi ne përjashtim. Pra,sopranoja jonë(simpatike, plo sharm dhe sinqeritet), Maida esulbegu, ngadal, por sigurt po ngjitët në piadestal,si një ar-eal.Mbajeni mend këtë emër:Maida,do të bëhet DIVA!

Koha Javore

6