OT e Ulqinit merr pjesë në Panairi ndërkombëtar të turizmit “Metubes” në Budve

April 23, 2012   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Panairi ndërkombetarë i 21 me rradhe i turizmit, paisjeve të hotelierisë dhe gastronomies, i gërshetuar edhe me panairin e 18 me radhë të ekologjisë si dhe prezantimit  të 7 me radhë të ujit,  furnizimit me ujë dhe tekonologjisë sanitare, u hap dje me 19 prill në Budvë  dhe do të zgjasë deri të shtunen me 21 prill.

Në këtë panair marrin pjesë reth 250 subjekte nga 9 shtete të rajonit.

Pjesëmarrja e një numri të konsideruashëm të asocoacioneve të agjensioneve turistike, planprogrami i pasur me evenimente  ofron mundësi të mirë për përforcimin e lidhjeve e bashkpunimin egzistues si dhe për krijimin e lidhjeve  e mundësive të reja bashkpunimi dhe krijimin e parakushteve  për rezultate pozitive komerciale.

Panairin e hapi ministri i turizmit dhe zhvillimit të qëndrushem  në qeverinë e Malit të Zi, Predrag Sekuliq, duke  potencuar se edhe përkundër krizës evidente ekonomike, turizmi  dëshmon rritje,  rritje e cila është befasi edhe për vet Fondin Monetar Botror… Ai  vazhdoi duke shtuar se një meritë e këtyre rezultateve pozitive është edhe pjesëmarrja e shtuar dhe prezantimi i ofertës turistike të  Malit të Zi nëpër panaire, përfshirë edhe këtë të Budves.  Ai u shpreh optimist për sezonin turistik veror 2012, dhe prognozoi një rritje prej 8-10 % në krahasim me vitin e kaluar.

Optimizmin e bazoi në përmirësimin e shërbimeve  dhe kualitetin e ofertës, dhe në bazë të rezervimeve të hotelierisë  dhe tur-operatorëve e kontratave të shumta të lidhura nëpër panairet e më hershme për këtë vit.

 

Edhe Organizata Turistike e Ulqinit po merr pjesë në këtë panair.

Me organizatën turistike të Ulqinit marrin pjesë edhe :

  1. Rivieria e Ulqinit
  2. Hotelet: Albatros,  Mediteran, HTP Velika Plazha,  Hotel  Aida
  3. Apartamentet :     Eneida, Holiday, Primavera, Llolla, etj
  4. Agjensionet ;  In Montenegro,  Dolcinea
  5. Plazhistët:  Copacabana, Gjovani trade, Miami

 

Gjatë ditës së djeshme, edhe përkunder motit me shumë shi, si edhe sot, musafirë dhe bashkpunëtorë të shumtë, përfaqësues të mediave,  vizituan  banakun e Ulqinit, përfshirë këtu edhe një numër të madh të bashkqytetarëve nga Ulqini, të cilët i falenderojmë në mbështeje dhe përkrahje.

Rrezultati i këtyre takimeve jep shpresë se sezoni turistik veror 2012 do të jetë në nivel të vitit të kaluar nëse jo edhe më i mirë.

Vlen te ceket se sivjet hapsira e organizatës  turistike të Ulqinit mori komplimente të shumta për pamjen vizuele .

Gjatë këtyre 3 diteve do të shpërndahet material i bollshëm promoves nga subjektet e numërta të cilët marrin pjesë në këtë panair e berzë turistike.

http://cdn9.fliqz.com/bca2a1bd98324f429cf68c31ef3b2269.flv
1