Panairi i turizmit në Prishtine 2012 – Ulqini prezanton oferten turistike

April 24, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, i shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë komunal, drejtori i Organizatës Tirisitike dhe pronar hotelesh që funksionojnë në Komunën e Ulqinit, moren pjesë në Prishtinë në panairin e nëntë të turizmit, organizuar nga CEO.

Sipas tij, Ulqini në verën e këtij viti do të ketë infrastrukturë shumë më të mirë rrugore, ujë të pijshëm dhe pastërti absolute për pushuesit.

Ai u shpreh se në rend të parë prioritet mbetet infrastruktura në Komunën e Ulqinit, e cila është lënë shumë pas dore mirpo gjërat kanë nisur të ndryshojnë.

“Ne po përmirësojmë infrastrukturën e rrugëve, trotuareve, gjelbërimit, pastërtisë dhe do ti realizojmë si është më së miri,ku në bashkëpunim me Qeverinë qendrore, kemi nisur procedurat në nivel të Komunës së Ulqinit për realizmin e projekteve madhore”, tha kryetari Cungu.

“Problem i madh ishte dhe vazhdon të jetë rruga nga Muriqani, pra nga kufiri i Shqipërisë deri në Ulqin, dhe mund t’ju siguroj që ne kemi filluar të bëjmë rinovimin e kësaj rruge e cila do të punohet në faza. Faza e pare përfshin një gjatësi prej 6 kilometra e gjysmë, e cila do të përfundohet para sezonit turistik, kështu që ajo pjesë do të jetë e një niveli shumë më të lartë dhe normalisht pas sezonit turistik do të vazhdojmë me fazen tjetër të kësaj rruge”, ka thënë kryetari Cungu.

Ai shtoi se për të rritur turizmin duhet shumë punë e mund. Për të tërhequr turistët nga Evropa Perëndimore, duhet të ndërtohen hotele të cilësisë së lartë nga 3, 4 e 5 yje e që nuk i kemi, por do ti bëjmë shpejt. Ne po kryejmë bazën urbanistike dhe pastaj investitorët mund të investojnë.

“Janë shumë hotele që nuk janë funksionale dhe i kemi bërë të gjithë përgatitjet urbanistike që të gjithë investitorët ti kenë duart e lira për investime. Mendojë se investimet apo ndërtimet mund të nisin nga shtatori i këtij viti, ku edhe mund të nisin procedurat. Për të ndërtuar hotel me katër e pesë yje duhet kohë. Kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe studimet për dy lokacione për investime në dy qendra turistike në Liqenin e Shasit që kapin vleren prej 150 milionë euro”.

Kryetari Cungu ka ftuar edhe investitorët kosovarë që të investojnë në këtë komunë.

“Ne si komunë jemi duke bërë parakushte që shumë shpejt të fillojmë edhe me ndërtimin e hoteleve të cilësisë së lartë, kështu që kjo është edhe një moment që të ftojmë edhe investitorët nga Kosova që janë të interesuar që së bashku të bëjnë investime në Ulqin çka nuk ka qenë mundësia deri tani”, ka thënë Cungu.

Në lidhje me parashikimin e kësaj sezone turistike në Ulqin ai u shpreh:

“Në mënyrë tradicionale turistët nga Kosova do të vizitojnë Ulqinin. Në bazë të hulumtimeve që kemi marr ky sezon turistik do të kemi edhe më shumë turistë nga Kosova sesa në të kaluarën. Popullit nga Kosova nuk kemi nevojë ti prezantojmë Ulqinin, sepse ata tashmë i njohin bukuritë dhe ofertat që kemi”, tha kryetar i Komunës të Ulqinit.

Poashtu ka theksuar se këtë vit çmimet nuk do të ndryshojnë dhe do të jenë përafërsisht të njëjta me ato të vitit të kaluar.

“Unë në diskutimet që kam pasur me hotelierë edhe me qiradhënësit që japin akomodimin privat në numër të konsiderueshëm, janë të mendimit që çmimet të do të jenë në nivel të vitit të kaluar, do të thotë nuk do të ketë ndryshime sa i përket çmimeve”, ka thënë ai

Në fund kryetari Cungu ftoi të gjithë qytetarët e Kosoves që edhe këtë sezon turistike ti mbesin besnik dhe pushimet të vijnë ti kalojnë në Ulqin.

Komuna e Ulqinit


YouTube Preview Image

9