Cakuli thëret qytetarët e Maqedonisë të pushojnë në perlën e Ulqinit

April 25, 2012   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Shkup, prill
Komuna e Ulqinit, vazhdon të josh qytetarët anekëndë trojeve shqiptare dhe popujt tjerë që sivjet të pushojnë në plazhet e mahnitshme të Ulqinit. Zyrtarët e lartë të kësaj komune po bëjnë të pamundurën që edhe në aktivitetet tjera të shfrtytëzojnë mundësinë të ftojnë turistët për pushime në Ulqin.

Xhaudet Cakuli, nënkryetar i Komunës së Ulqinit, gjatë fjalës së tij në Shkup në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ku u mbajt projekti “Javët e Biznesit Kombëtar” e ku ishin të pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe ai i Maqedonisë Gjorge Ivanov, biznese nga të gjitha trevat shqiptare dhe qytetarët shqiptarë e maqedonas, u bëri thrrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të pushojnë në perlën e Adriatikut në Ulqin. Nënkryetari i Komunë së Ulqinit Xhaudet Cakuli, ishte i shoqëruar edhe nga sekretari për ekonomik dhe zhvillim Valdet Axhemoviq.

Besim Toska
Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image
1