Cungu në Frei Festival 2012 – Budve – festival i investimeve

April 25, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Nga data 23-26 Prill 2012 në hotelin Maestral në Budve u mbajt festivali i tretë për patundshmeri dhe investime ”FREI FESTIVAL 2012” që organizohet nga Ministria e Turizmit dhe Ministria e Ekonomisë së Malit të Zi. Festivali i sivjetesh është zhvilluar nën mbështetjen e kryeministrit të Malit të Zi z.Igor Lukshiq dhe është sponsorizuar nga grupi Atlas. Në këtë festival moren pjesë përfaqësues të lartë të shtetit, administrates lokale, investitor dhe shoqëri investuese ndërkombetare të interesuara për investime në Mal të Zi.

Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu mori pjesë në këtë festival ku prezantoi qytetin e Ulqinit me temen “Ulqini- shansi zhvillimor i Malit te Zi,Metropoli Adriatiko-Jonian i Turizmit”.

Në këtë prezantim ai potencoi potencialet kryesore të Ulqinit në degen e turizmit,shfrytezimit të detit dhe liqenit, bujqësisë, industrisë së lehtë e kështu me rrallë. Ai poashtu prezantoi edhe aktivitetet e ndërmarra që do të përbënin një parakusht për tërheqen e investimeve sic është miratimi deri me tani i 15 planeve urbanistike dhe siguroi të pranishmit se do të vazhdohet edhe në të ardhmen me ritme të tilla; po punohet Plani Hapsinor Urbanistik i qytetit dhe Plani strategjik zhvillimor deri në vitin 2018. Poashtu theksoi se në qershor të këti viti përfundon deponia sanitare që është një projekt i investuar nga Banka Botrore, ujësjellësi rajonal i cili do të furnizoj qytetin e Ulqinit me ujë të pijshem me kapacitet deri në 315 l/s, faza e parë e rrugës Sukubinë-Ulqin si dhe do të punohet në standartizimin dhe modernizimin e rrjetit te infrastrukturës rrugore, ujesjellesit dhe ujrave të zeza.

Kryetari Cungu ftoi investitoret e interesuar që të investojnë në Ulqin dhe u garantoi atyre procedura të thjeshtuara administrative, politika stimuluese fiskale dhe mbështetje të plote në planifikimin strategjik të hapsirës përmes miratimit të shpejt të planeve urbanistike.

Komuna e Ulqinit
YouTube Preview Image