Ulqini merr pjesë në Panairin e turizmit – Tirane 2012

April 27, 2012   | Lajmet / Vijesti

Mbi 100 operatorë turistikë nga të gjitha trevat shqiptare janë mbledhur në Tiranë në panairin “Shqipëria turistike 2012″.

Nga data 25 prill 2012 në Pallatin e Kongreseve në Tirane është hapur panairi i turizmit “Shqipëria turistike 2012″. Panairi u organizua në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë nga “Albexpo Group” në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Turizmit (ATA), Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe me mbështetje të USAID- Albania. Në këtë panair moren pjesë mbi 100 operatorë turistikë nga të gjitha trevat shqiptare për të promovuar ofertat dhe sherbimet e tyre turistike.

Xhaudet Cakuli, nënkryetar i Komunës së Ulqinit, tha se këto iniciativa do të japin fryte jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në bashkëpunimin më të mirë të trojeve shqiptare.  Mesazhi është  konsumoni prodhime vendese, sepse kjo ka interes edhe për qytetarët. Ai ftoi qytetarët të pushojnë në perlën e Adriatikut në Ulqin. Në fjalën e tij u shpreh se, komuna e Ulqinit ka bërë dhe do të bëjë përpjekje të mëdha për zhvillimin e turizmit në vend dhe se qeveria do të vazhdojë mbështetjen e këtij sektori strategjik.Turizmi mbarëshqiptarë do të jetë risia e këtij viti, tha ai.

Në këtë panair Ulqini u përfaqësua nga Nënkryetari i Komunes z . Xhaudet Cakuli, Drejtor i Organizates Turistike z. Minir Karamanaga, përfaqësues të tjerë lokal si dhe afarist turistik nga Ulqini.

Qëllimi është që Ulqini të transformohet në destinacionin turistik global i cili në të gjitha sezonet, prej në fillim do t’i pret turistët. Ngjashmëritë dhe dallimet do të jenë aduti jonë, një arsye më shumë që të vizitohen këto hapësira, të kënaqemi në bukurinë e saja, në pasurinë natyrore dhe shpirtërore”, thekso Nënkryetari i Komunë së Ulqinit, Xhaudet Cakuli.

Ato prezantuan oferten turistike të qytetit tonë nën moton “Ulqini perlë e Adriatikut” ku në fjalen përshendetës z. Cakuli u shpreh se këtë vit Ulqini është duke u pregaditur për një sezonë të begatë turistike duke i ofruar pushuesve një ofertë të larmishme. Ai ftoi të gjithë shqiptaret që këtë vit ta vizitojnë Ulqinin si një ndër destinacionet më atraktive të Adriatikut. Nënkryetari Cakuli poashtu ftoi edhe të gjithë bizneset shqiptare që të investojnë në Ulqin duke ju garantuar atyre se do të hasin një mbështetje të plotë nga qeverisja lokale e Ulqinit.

Panairi do të qendroj i hapur deri më 28 prill 2012 dhe vlen të theksohet se oferta turistike e Ulqinit ka zgjuar një interesim të madh.

Komuna e Ulqinit, vazhdon të josh qytetarët anekëndë trojeve shqiptare dhe popujt tjerë që sivjet të pushojnë në plazhet e mahnitshme të Ulqinit. Zyrtarët e lartë të kësaj komune po bëjnë të pamundurën që edhe në aktivitetet tjera të shfrtytëzojnë mundësinë të ftojnë turistët për pushime në Ulqin.

Xhaudet Cakuli, nënkryetar i Komunës së Ulqinit, gjatë fjalës së tij në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ku u mbajt projekti “Javët e Biznesit Kombëtar” e ku ishin të pranishëm edhe shumë personalitete nga politika dhe biznesi nga të gjitha trevat shqiptare, u bëri thrrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që të pushojnë në perlën e Adriatikut në Ulqin.
Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image