Përpunimi shtëpiak i djathit të dhive Bio në Kravarë

April 28, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Eko FARMA është organizatë e themeluar qyshë në vitin 2004 me seli në Kravarë, cila me aktivitetet e saj angazhohet për zhvillimin rural, për krijimin e kushteve më të mira socio-ekonomike në viset rurale, zvogëlimin e papunësisë dhe importit, prodhimin e ushqimit të shëndetshëm, shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe mbrojtjen e ambientit në Anë të Malit,komuna e Ulqinit.
Që nga themelimi i saj, pronari i Eko Farmes z.Selatin Gjeloshi ka shërbyer si shembull i mirë për formën e organizimit, përkushtimin dhe transparencën në punë duke ngritur vazhdimisht numrin e partnerëve të jashtëm, numrin e fermerëve përfitues dhe në këtë mënyrë edhe shtimin e vëllimit të punës e rritjen e numrit të stafit professional,që meren me ketë lami.

Gjatë vitit 2011 Eko FARMA ka implementuar projektin e përmirësimit të kualitetit të qumështit ku kanë qenë të përfshirë fermerë nga fshatrat e Anës së Malit, dhe në këtë projekt ka qenë i përfshirë edhe fermeri Selatin Gjeloshi. Fermeri në fjalë me përpikëri ka ndjekur trajnimet dhe këshillimet nga Eko FARMA dhe ka arritur të përmirësojë kualitetin e qumështit, dhe të kaloj në ekstra klasë; dhe falë menaxhimit te mirë te fermës ka arritur të ngrisë prodhimtarinë e qumështit e të rrisë të hyrat ne fermën e tij.
Selatin Gjeloshi para fillimit të projektit ,ka filluar edhe përmirësimin e kualitetit te qumështit dhe prodhimit të djathit BIO dhe gjithashtu mishit të dhive klasit të pare BIO.
Kjo mbështetje për Selatin Gjeloshin ka qenë shumë e mirëseardhur dhe planet e tij për të ardhmen janë rritja e këtij aktiviteti dhe përmirësimi i kushteve për të arritur rezultate sa më të larta.
Selatini është shumë mirënjohës ndaj stafit profesional të Eko Farmes ,dhe për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme e cila ka bërë që ai ta ndjej veten më të sigurt në punën e tij.

 

 

3