Piknik Party në Valdanos – Ulqin më 1 maj – Foto

May 2, 2012   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Dje më 1 maj simbas paralajmërimeve nga organizata joqeveritare MOGUL,  ulqinaket  kaloven momente te bukura në Valdanos. Simbas njoftimimeve nepër media, ato i bënë thirrje të gjithë qytetareve që ditën e marte, me 1 maj, të jenë të gjithë në gjirin e Valdanosit për të bere piknik.
Duhet cekur se edhe kësaj here qytetarët e Ulqinit iu  përgjegjegjën ftesës së thirjes të organizatës joqeveritare Mogul.

Në këtë manifestim piknik të 1 majit morrën pjesë edhe përfaqsuesit nga Komuna e Ulqinit e njëri ndër kto ishte edhe kryetari i Ulqinit z.Nazif Cungu. Të pranishëm në këtë piknik solemn ishin edhe një numër i madhë njerizish si dhe figura të njohura intelektuale nga Ulqini,sikurse Bahri Brisku,dhe të tjerët.

Manifestimi filloi  prej 12h dhe zgjati deri në 16h.

Organiozatorët e këtijë pikniku dhe njëri nder to z.Xhemal Peroviqi,falenderoi të gjithë qytetaret që i’u përgjigjet thirrjes së MOGUL-it duke i thëne që të jenë përsëri këtu  kur do të shprehet nevoja.

Xhemal Peroviqi si njëri nga organizatoret e këtij pikniku u shpreh para kamerave të Tv Teuta se qëllimi këtij pikniku nuk ishte që vetëm  të hyhet në Valdanos por kjo të jetë e mundur çdo herë dhe nga kushdo duke siguruar të drejtën elementare të lëvizjes së lirë në tëre teritorin e gjirit të Valdanosit.Evenimente si kjo, janë dëshmi se ulqinakët janë njerez që e ruajnë tokën,kulturen dhe traditen e tyre, dhe le të mbesin si të tilla për gjeneratat që vinë.

Ju ftojmë të shikoni fotografit nga pikniku në gjirin e Valdanosit.

Lajme nga Ulqini

 

2