8 medalje të arta për KK “Ulqini”

May 4, 2012   | Sporti / Sport

Të dielën, më 29 prill 2012 në Podgoricë u mbajt Turneu i karatesë “Podgorica Open 2012”. Në këtë turne morën pjesë 18 klube me 260 garues nga Mali i Zi.

Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë 15 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale: 8 medalje të arta, 5 të argjendta dhe 2 të bronzta. Gjithsej në këtë turne KK “Ulqini” arriti të mbledhë 36 pikë, pasi që një medalje e artë vlen 3 pikë, e argjendta 2 pikë dhe e bronzta 1 pikë.

Nga KK “Ulqini” gjashtë garues u kurorëzuan me medalje të arta në luftëra individuale dhe dy ekipe në kata, me medalje të argjendta u kurorëzuan katër garues dhe një ekip në luftëra, si dhe një garues dhe një ekip po ashtu në luftëra u kurorëzuan me medalje të bronzta.

-Nga kjo shihet qartë që rezultati ishte mjaft i mirë, por se si ndodhi që ne nuk u renditëm ne mesin e tre më të mirëve, kjo është e pakuptueshme. Organizatori është ai që ka vendosur kështu, ndoshta edhe ka gabuar në llogaritje, por këtë do t’ia lëmë atij. Ne nuk morëm pjesë në këtë turne që të sulmojmë plasmanin gjeneral, por vetëm për të respektuar ftesën, por si zakonisht rezultati nuk ka munguar. Të theksojmë edhe faktin se në këtë turne u shpallën vetëm tre vendet e para, pra nuk pat shpërblime për vendin e katërt dhe të pestë. Shpërblimet ishin vetëm për tre vendet e para. Në bazë të pikëve të grumbulluara neve nuk na takon vendi i pestë. E përgëzojmë klubin nga Ulqini “Champion” që u rendit në vendin e tretë, suksese edhe në të ardhmnen dhe me ndonjë vend të parë apo të dytë në plasmanin gjeneral. Për ne nuk ka shumë rëndësi kush e merr plasmanin gjeneral nga tre klubet nga Ulqini – rëndësi ka që kupat të sillen në Ulqin.

Nuk na brengosin shpërblimet, sepse ata nuk na kanë munguar dhe nuk do të na mungojnë. Ne do të jemi gjithmonë ndër të parët pasi që kemi fuqinë garuese, por na brengosë përkrahja shumë e vogël që i bëhet të rinjve tanë, ambasadorëve të vërtetë të qytetit tonë. Na brengosë edhe fakti që nëse vazhdohet kështu, sporti në qytetin tonë do të shkojë ka shuarja totale.

 

-Klubi ynë në këtë garë mori pjesë me 11garues, të cilët u paraqitën vetëm në luftëra individuale dhe ekipore dhe 2 ekipe në kata dhe të gjithë u kurorëzuan me medalje.

Me nga disa medalje u kurorëzuan këta garues: Izabella Ivanoviq, Nderim Cuca, Lavdim Tula, Lulzim Suma, Seida Suma, Albion Duraku, Antigona Rama, Hantije Ibroçi, Radica Dashiq, Dardan Ceka dhe Allmir Hajdari.

 

SHËRBIMI PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN I KK ULQINI