Komuna e Ulqinit ka zvogluar shpenzimet dhe ka rritur të ardhurat

May 5, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Në kuader të forcimit të bashkpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe vetqeverisjes lokale, Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu u takuar me ministrin e Financave dr.Milorad Katniq dhe ndihmësin e tij Boris Bushkoviq. Në këtë takim u analizua gjendja financiare e komunës së Ulqinit dhe u konstatua se në raport me të njëjten periudhë të vitit të kaluar,këtë vit janë zvogluar ndjeshem shpenzimet dhe janë rrituar të ardhurat në buxhetin e Komunës. Bashkarisht u ra dakord që duhet vazhduar edhe më tej në konsolidimin e financave publike të komunës së Ulqinit.

Cungu poashtu njoftoi ministrin Katniq edhe për rezultatet e para të parasezonit turistik, të cilat janë pozitive dhe tregojnë se ky sezon mund të jetë më i suksesshëm se sezoni i kaluar.

Në këtë takim poashtu u fol edhe për një qendrim të përbashkët në realizimin e projekteve dhe investimeve kapitale në menyrë që të krijohen kushtet e nevojshme për përmirsimin e klimes së bizneseve si dhe tërheqen e investimeve të huaja direkte.

Komuna e Ulqinit

YouTube Preview Image