Pritshmëria e pushuesve në Ulqin, më e madhe se vitet e tjera

May 9, 2012   | Opinione

Duke analizuar masat që ka marrë dhe ato që do të merren e do të aplikohen, drejtuesit e Komunës së Ulqinit janë optimistë se pritshmëria e pushuesve do të jetë shumë më e lartë krahasuar me vitet e tjera.

Përgjatë bregdetit që administrohet nga kjo njësi e qeverisjes vendore, që nis nga Kruçi e vazhdon deri në vijën kufitare të lumit Buna,janë në dispozicion rreth 30000 shtretër që ofrohen nga hotelet dhe subjekte të tjera të ngjashme private të cilat janë të regjistruara në Komunë dhe paguajnë taksa,kurse disa jo.

Ndërkohë, 4 apo 5 herë më shumë, përfshihen në atë që emërtohet sektori i turizmit familjar, por të paregjistruara. Janë rreth 15000 shtretër, që përballojnë një kapacitet të konsiderueshëm pushuesish, pa përfshirë ata ditorë, që janë po aq të shumtë,kurse pushuesit tranzit nuk jan të vuar në konsiderim.

Me këto të dhëna, si dhe me standardet e përmirësuara ndjeshëm të infrastrukturës rrugore, drejtuesit e Komunës së Ulqinit, mendojnë se numri i pushuesve do të shënojë një rritje të ndjeshme .

A rrezikohet turizmi i Ulqinit nga infrastruktura rrugore

Unaza e qytetit të Ulqinit shfaqet në gjendje të rëndë infrastrukturore, gjë që normalisht pritet të sjellë një impakt negativ edhe në turizmin e këtij viti.

Ndërkohë është planifikuar që rruga e Çarshisë së Ulqinit,të behet   rikonstruksioni i saj, turistët që do të zgjedhin disa ditë pushimi buzë bregdetit të Ulqinit duhet të kalojnë përmes gropave që pothuajse kanë rrënuar segmentin rrugor,si në Ulqin,si në kalimin kufitar,poashtu edhe ne unazën e rivierës së Uqinit.Pluhuri që ngrihet nga automjetet shkakton një ndotje të madhe për qytetin dhe është shndërruar në një problem serioz.

Unaza e qytetit qëndron në mëshirën e qeverisë, që të akordojë fonde për këtë segment kaq të rëndësishëm për turizmin në Ulqin.

YouTube Preview Image