Gac Filipaj hyn si pastrues del me diplomë nga Universiteti Columbia – Video

May 10, 2012   | Reportazh / Reportaža

Pas njëzetë vjet pune pastrues në objektet e Universitetit Columbia, shqiptari me prejardhje nga një fshat i Ulqinit, Gac Filipaj do të diplomojë në Universitetin Columbia në New York kësaj të diele me nderimet më të larta, thuhet në një kumtesë për media të universitetit.

“Me këtë po realizohet vetëm gjysma e ëndrrës sime,” ka deklaruar Filipaj, për të cilin sot shkruajnë shumë gazeta amerikane si një fenomen i njeriut këmbëngulës, inspirues, që diplomon në një nga Universitet më të njohur dhe elite amerikane ku pranohen vetëm 10 për qind e atyre që konkurrojnë. Në Universitetin Columbia ka diplomuar edhe presidenti i tashëm i SHBA, Barack Obama në vitet e tetëdhjeta.

Gac Filipaj është nip i priftit të veprimtar i mirënjohur, përkthyesi parë i Biblës së plotë, Dom Simon Filipaj.“Sot duhet të kesh ose master ose doktoraturë,” thotë Filipaj për gazetën Njujorkeze, Daily News. Gac Filipaj kishte ardhur në SHBA më 1992 pas fillimit të luftërave në ish Jugosllavi dhe prej atëherë ka filluar punë në Universitetin Columbia në mirëmbajtje si pastrues.

Ai në Columbia kishte shkuar pikërisht për mësimin e gjuhës angleze në kurset që ofroheshin dhe vazhdojnë të ofrohen falas nga Universiteti. Pas zotimit të mirë të gjuhës angleze, në vitin 2000, Filipaj kishte regjistruar studimet e përgjithshme dhe nga një semestër në tjetrin, pa shkëputje nga puna si pastrues, pas dymbëdhjetë vjetësh do të diplomojë të dielën më 13 maj, me nota të larta në drejtimin e studimeve të përgjithshme. “Jam jashtëzakonisht krenar dhe i lumtur,” thotë 52 vjeçari Filipaj që ka regjistruar studimet në moshën 40 vjeç.

Bota Sot

http://dig.abclocal.go.com/wabc/video/2012/05/08/Segment_2_5139_17160.mp4
2