Kontrolle të rrepta në Muriqan – Sukubinë,për parandalimin e azilkërkuesve

May 10, 2012   | Rajoni / Region

Shtohen kontrollet në piken e kalimit kufitar të Muriqanit dhe në pikat tjera në drejtim të Malit të Zi dhe Europës perëndimore për shkak të shtimit të fluksit lëvizjes së shtetasve shqiptar kryesisht të zonës së nënshkodres drejt ë Suedisë. Këto kontrolle, u kërkojnë familjeve shqiptare që paraqiten atje, të deklarojnë qëllimin e vizitës në Malin e Zi, shumën e parave që kanë me vete, etj.
Sipas banorëve të këtyre zonave, ato që duan të shkojnë janë duke përdorur mënyra të ndryshme për të kaluar në Mal të Zi dhe pse shkaku i moslejimit nga pala shqiptare është i paarsyeshëm. Mësohet se për pengimin e shtetasve shqiptarë për të kaluar në Mal të Zi, nuk ka një urdhër me shkrim por vetëm verbal.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, mësohet se gjatë këtyre ditëve janë kapur disa klandestinë të cilët vinin kryesisht nga vendet e lindjes, si Afganistani apo edhe Siria dhe Libani. Vetëm gjatë natës së kaluar një klandestin nga Siria kishte tentuar të kalonte pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me destinacion shtetet e Europës perëndimore. Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur në bazë të kontrolleve të rrepta që po ushtrojnë efektivet e kësaj pike kalimi kufitar.
Pengesa u krijohen dhe atyre që shkojnë për punë apo dhe për disa orë në Mal të Zi. Nga Shkodra ka banorë të saj që shkojnë për punë sezonale në këtë vend. Po kështu edhe pala malzeze ka intensifikuar kontrollet në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të vendit të saj me qellim evitimin e problemeve që mund të lindin sa i përket kërkesës së azilit. Ambasada Suedeze në vendin tonë ka publikuar një letër të hapur për media në të cilën thuhet se që nga 2010 e këndej në shtetin nordik kanë kërkuar më azil më shumë se 600 shtetas. /Anila Dushi/

SHEKULLI