Nazif Cungu priti në takim kryetarin e shoqetes Ana e Malit – New York z. Naser Çabaj

May 10, 2012   | Politika

Takimi me Naser Çobaj, kryetari i shoqetes Ana e Malit – New York

Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu priti në takim kryetarin e shoqetes Ana e Malit – New York z. Naser Çabaj. Gjatë këtij takimit z. Çobaj fillimisht përshendeti kryetarin Cungu për detyren dhe obligimin e ri që ka marr në drejtimin dhe udhëheqen e komunës së Ulqinit dhe njëkohesisht e përgezoi ate për punët e ndermarra deri tani që të bëjnë optimist për një të ardhme më të mirë të komunës së Ulqinit.

Ai bëri një ekspoze të shkurter të punës dhe aktiviteteve të ndërmarra nga shoqata Ana e malit – New York ku prezantoi angazhimin e kësaj shoqate në organizimin dhe zhvillimin e jetës kulturore si dhe në nevojat dhe mundesite që ka diaspora shqipëtare.

Kjo shoqate ka organizuar edhe takime e debate të hapura me biznesmen shqipetar atje ku është folur për mundësit e investimiveme të tyre në vendlindje. Ai u shpreh se diaspora është e gateshme ta bëjë një gjë të tillë dhe tha se po studiohen mundësite dhe modalitetet për realizimin e këtyre investimeve.

Kryetari Cungu falenderoi z Çobaj për punën dhe aktivitetin e shoqates Ana e Malit –New York në ruajtjen dhe zhvillimin e jetës kulturore të diaspores tonë atje. Ai u shpreh se e gezon fakti që diaspora shqipetare është e interesuar për vendlindjen e tyre dhe ju garantoi atyre se po punohet intensivisht në krijimin e kushteve të favorshme për investime të jashteme ku theks të vecante i vihet diasporës tonë kudo që ndodhet,por vecanerisht asaj në shtetet e bashkuara të Amerikes.

Përvec kësaj ai u shpreh se diaspora përbën një burim të rëndësishem edhe të kapitalit njerzor, intelektual e professional dhe u shpreh se mbetet i hapur për bashkpunim në të gjitha këto fushat për ti ardhur në ndihmë proceseve zhvillimore të vendit tonë.

Komuna e Ulqinit

1