Cungu priti përfaqësuesit e Agjensisë për Zhvillim Rajonal-Jug të Kosoves

May 11, 2012   | Lajmet / Vijesti

Takimi me Agjensinë për Zhvillim Rajonal-Jug të Kosovës

Kryetari i komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu prit sot në takim përfaqësuesit e Agjensisë për Zhvillim Rajonal-Jug të Kosoves me të cilët është folur për mundësitë e bashkpunimit të bizneseve Kosovare me ato të Malit të Zi, posaçerisht me bizneset e Ulqinit.

Drejtori ekzekutiv i Agjensisë për Zhvillim Rajonal-Jug të Kosoves z.Valentin Hoxha falenderoj kryetarin e komunës së Ulqinit për pritjen e rezervuar dhe prezantoi para ti punën dhe aktivitetin e kësaj agjensie në udhëzimin,lehtësimin dhe fuqizimin e zhvillimit ekonomik duke ndihmuar në implementimin e projekteve zhvillimore të kësaj zone.

Ai u shpreh se kjo agjensi ka ndërmarrë iniciativa të shumta bashkpunimi me vende dhe rajone të tjera si në Shqipëri,Maqedoni ku në vazhden ktyre iniciativave bashkëpunuese qendon edhe vizita e sotme ktu në Ulqin.

Sot në bashkpunim me Ulqin Biznes Asociacionin UBA, në kalanë e Ulqini kemi organizuar një prezantim të disa prej produkteve tona dhe shpresoi qe ky takim të jetë një hap i mbarë në thellimin e bashkpunimit të bizneseve tona me ato të Ulqinit duke i ofruar më afer këto dy tregje u shprej z. Hoxha.

Kryetari Cungu falenderoi të pranishmit dhe u shpreh i gatshem për të mbeshtetur projekte të tilla duke qenë se bizneset e këture dy zonave kanë mundësi të mëdha bashkpunimi në fusha të ndryshme. Në kuader të këtyre bashkëpunimeve Komuna e Ulqinit në muajin qershor do të jetë nikoqire e panairit të 100 produkteve shqipëtare që do të paraqes një mundësi të mirë të prezantimit dhe krijimit të bashkpunimit në mes të këtyre bizneseve.

Duke qenë se në kuader të Komunës së Ulqinit ekziston Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte kryetari Cungu u shpreh i interesuar që të bashkëpunohet në konkurrimin dhe implementimin e projekteve që financohen nga Bashkimi Europian. Ai poashtu ftoi të gjith bizneset e interesuara që të vijnë e të investojnë në Ulqin dhe ju premtoi atyre se do të hasin në mështetje të plotë nga ana jonë.

Komuna e Ulqinit