Shtyhet data e inagurimit të urës mbi Port Milenë

May 12, 2012   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Ura e re e Port Milenës  tashme eshte nje realitet per qytetin e Ulqinit.Duke parashikuar në  nje ceremony festive per inagurimin e 21 majit 2012,por simbas gjasave data e inagurimit të urës duhet të pritet ndonji date tjeter  tha për TV Teuten kryetari I Ulqinit z.Nazif Cungu.

Edhe pse po punohet pa pushim 24 orë pa nderprerje,ku  dje ne vizitë qëlloi edhe ministri per komunikacion Andria Lompar,bashkë me Drejtorin e  Drejtorisë së Komunikacionit, Veselin Grboviq kan bë të ditur për “Portalin Analitika”duke premtuar gjatë vizitës së tyre në Ulqin se deri në fillim të sezonit të ardhshëm turistik në Ulqin do të përfundojnë katër projekte të mëdha infrastrukturore. “Do të përfundojë ndërtimi i Urës së Port Milenës,por data e lëshimit në përdorim dhe inagurimi qe e pamundur te lallxohet.

Në një intervistë nga Tv Teuta,kryetari I Ulqinit z.Nazif Cungu tha se inagurimi I urës në Port Milenë do behet ne muajin korrik,kurse ne aksin rrugor Katërkollë – Sukubinë,rruga do lëshohet në përdorim para afatit të paraparë të muajit gusht.Këto  objekte ifrastrukturore janë  me rëndësi për komunën e Ulqinit për rritjen e cilësisë së jetës së komunitetit qytetar të Ulqinit dhe zhvillimin e turizmit.

Rruga Ulqin – Sukubin – Muriqan do të jetë rruga e fluksit të madh turistik. Këtë verë qindra e mijëra qytetarë me origjinë shqiptare dhe jo shqiptare, do kalojnë pushimet në brigjet e detit të Ulqinit. Ne shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj tyre dhe bëjmë zotimin solemn se do të bëjmë çdo gjë që atë ta përfundojmë rrugën mbrenda afatit të paraparë,në mënyrë që turistet të vijnë në Ulqin në kushtet më komode.

Lajme nga Ulqini

2