“Art Club” bën përurimin e librit “Vrasja e frikës” të Hajredin Kovaçit

May 13, 2012   | Kulturë / Kultura

Njoftim për media

“Art Club” bën përurimin e librit “Vrasja e frikës” të Hajredin Kovaçit

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të bëjë përurimin e librit “Vrasja e frikës” të poetit Hajredin Kovaçi. Libri është botuar ditë më parë në kuadër të edicionit botues të kësaj shoqate. Kjo është përmbledhja e tretë e këtij autori i cili më parë ka botuar vëllimet me poezi “Ecje pa mbarim” dhe “Fundi është larg”.

Për librin “Vrasja e frikës” do të flasin studiuesit mr. Haxhi Shabani dhe mr. Anton Gojçaj.

Përurimi do të bëhet të hënën, më 14 maj 2012, në orën 20:00, në mjediset e Bibliotekës së Qytetit në Ulqin.

Ulqin, më 13 maj 2012