Marrëveshja për themelimin e Këshillit social të Ulqinit

May 14, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Është mbajtur në Ulqin mbledhja e VII – të e rregullt e Këshillit social të Malit të Zi, të cilën e ka kryesuar ministri i punës dhe përkujdesjes sociale dhe Kryetari i këshillit dr Suad Numanoviq.

Në mbledhje ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, i cili i ka njoftuar të pranishmit me situatën social ekonomike në atë komunë. Ai ka theksuar se në Ulqin në periudhën e kaluar është shënuar progres, sepse 6 muajt e fundit janë miratuar 16 dokumente urbanistike – planifikuese. Së shpejti do të përfundojë edhe Ujësjellësi regjional në atë komunë, e pritet që së shpejti të përfundojë edhe realizimi i projektit të urës në Port Milenë, me vlerë 14 milionë Euro. Kryetari Cungu ka thënë se kjo komunë ka nevojë për ndihmë me rastin e pagesës së taksave dhe se në këtë aspekt pret përfshirjen më të madhe të inspekcioneve. Ai ka shprehur kënaqësinë që treguesit gjatë festës së Një Majit, kur na kanë vizituar një numër i madh i turistëve, vërtetojnë që ky sezon turistik do të jetë më i mirë se ai i vitit të kaluar.

Në mbledhje është nënshkruar Marrëveshja për themelimin e Këshillit social të Ulqinit.

Në mbledhje është diskutuar edhe për përgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik, për obligimet e subjekteve në sektorin e turizmit, mbikëqyrjen e inspekcionit, si dhe për punësimin sezonal të fuqisë punëtore lokale.

Ministri Numanoviq tha se gjatë sezonit turistik është e nevojshme të angazhohet fuqia punëtore lokale, dhe se ka vend për punësimin e tyre në punët sezonale, sepse vetëm gjatë vitit të kaluar janë lëshuar rreth 20.000 leje pune për shtetasit e huaj. Ministri tha se është obligim i të gjithëve që të përmirësohet shitja e prodhimeve malazeze, posaçërisht përmes ofertës turistike. Ka theksuar që është e nevojshme që përmes rrjedhave legale të regjistrohen të gjithë kapacitetet e akomodimit privat, si dhe pagesa e taksës së banimit të jetë edhe më efikase.

Pas diskutimeve në mbledhje janë sjellë këto përfundime:

1. Këshilli Social i përkrahjen për përfundimin e investimeve kapitale në Komunën e Ulqinit, sepse

një gjë e tillë është parakusht për tërheqjen e investimeve të huaja, këshilli Social përkrahën punën e Trupit koordinues për luftimin e ekonomisë gri, kurse prej partnerëve social pret që me sugjerimet e veta të ndihmojnë në punën e këtij trupi.

2. Ju rekomandohet punëdhënësve të sektorit të turizmit dhe hotelerisë, me rastin e punësimit të

fuqisë punëtore gjatë sezonit turistik, në maksimum të shfrytëzojnë potencialin e fuqisë punëtore lokale, deri në masën që nuk do të rrezikojë vëllimin dhe cilësinë e shërbimeve turistike.

3. I rekomandohet Unionit të punëdhënësve që, bashkë me Ministrinë e punës dhe përkujdesjes

sociale dhe Entit për punësim, të nxisë një numër sa më të madh të punëdhënësve të shfrytëzojnë avantazhet që ofron Urdhëresa për subvencionet për punësimin e kategorive të caktuara të personave të pa punësuar, posaçërisht në pjesën që ka të bëj me punësimin sezonal të fuqisë punëtore lokale.

4. I rekomandohet Entit për Punësim që në bashkëpunim me Unionin e punëdhënësve, të promovojë

realizimin e projekteve me të cilët mundësohet punësimi sezonal i të rinjve, maturantëve dhe studentëve (projektet “Të punësojmë të rinjtë tanë” dhe “Vera për fitim”), me theks për angazhimin sa më të madh të pa punëve në punët sezonale, duke pasur parasysh papunësinë në regjionin verior të Malit të Zi.

5. I rekomandohet Unionit të punëdhënësve si shoqatë përfaqësuese, që përmes inicimit të dialogut

me shoqatat simotra, të ndihmojë forcimin e vetëdijet për nevojën përfaqësimit më të madh të prodhimeve vendore në objektet hoteliere, me qëllim të krijimit të prodhimit autentik turistik – hotelier dhe rritjen e konkurrencës së tyre në treg.

Komuna e Ulqinit