Komuna e Ulqinit vazhdon bashkëpunimin me Agjencine turke për zhvillim TIKA

May 16, 2012   | Politika

Komuna e Ulqinit vazhdon bashkëpunimin e sukseshem me Agjencine turke për zhvillim TIKA

 

Në Komunen e Ulqinit qëndruan në një vizitë tre ditore dy ekspertë të ullishtarise,ardhja e të cilëve u mundesua nga Agjensia turke për zhvillim Tika me seli në Podgoricë.

Ata bënë prezantime dhe ligjërata të ndryshme për ullishtaret e Ulqint , ndërkohë, sot do të bëhet ndarja e najlonit,familjeve të cilat pësuan dëme në serat e tyre gjatë këtij fillim viti,donacion i Agjensia turke për zhvillim – Tika

Perfaqesuesit e TIKA në krye të të cileve ishte z.Birolom Cetinom dhe përfaqësues Ambasades turke në Podgoricë vizituan sot Ulqinin dhe paten një takim në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu. Në takim, u theksua bashkëpunimi i mire ndërmjet Tikes dhe Komunës së Ulqinit dhe projektet e përbashkëta qe jane duke u zhvilluar u vlerësuan si shumë të rëndesishme për Ulqinin.

Po ,ashtu me këshilltarin për çeshtje ekonomike të Ambasades turke z.Sulltan Iskender u bisedua për mundësinë e tërheqjes se investitorëve turk në Ulqin,si dhe bashkëpunimin me kompani nga Ulqini.

Pas takimit u bë dorëzimi i najlonit për 90 familje të cilat gjatë muajve të parë të këtij viti pësuan dëme të mëdha si pasojë e rreshjeve. Ky projekt ka për qellim të ndihmoj avancimin e prodhimeve bujqësore në territorin e Komunës së Ulqinit.

Komuna e Ulqinit ka aplikuar me këtë projekt tek TIKA e cila siguroi mbi 80.000 m2 folje.Vlera e pergjitheshme e këtij donacioni është mbi 40.000 euro dhe falë këtij projekti një numer i konsideruar i qytetareve që merren me veprimtari bujqësore u paisen me material te nevojshem për sera të tyre.

Komuna e Ulqinit