Otrantkomerc fiton gjygjin ndaj Komunës së Ulqinit dhe 150.000€

May 16, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Konferencë për media – Otrantkomerc

Të nderuar qytetarë,

E kam obligim t’ju njoftoi që proceset gjyqësore që janë duke u udhehequr kundër Komunës së Ulqinit edhe më tutje do të ndikojnë negativisht në gjendjen e Buxhetit, e me këtë edhe të ndalojnë trendin e shpejtuar të daljes nga kriza.

Rasti më i ri i ndërmarrjes “Otrantkomerc”, i cili ka filluar në vitin 1999, dhe i cili ka përfunduar në dëm të Komunës së Ulqinit ka të bëjë me eksproprijimin e një objekti me sipërfaqe prej 110 m².

Me Vendim të gjyqit është caktuar obligimi i Komunës së Ulqinit ndaj ndërmarrjes “Otrantkomerc” në shumën prej 252.167,00 EURO, që do të thotë se për 1 m² të objektit është caktuar kompensimi prej gati 2.300 Euro. Gjyqi nuk është përgjigjur në kërkesën e përfaqësuesit të Komunës së Ulqinit që të rishqyrtohet shuma e kompensimit dhe që në pajtim me qëndrimin e Gjykatës supreme të Malit të Zi të datës 09. 12. 2000, procesi i konvertimit të vleres me dinarë në Marka Gjermane t’i besohet Bankës qendrore të Malit të ZI, e jo ekspertit të angazhuar me të cilën gjë është bërë shkelje thelbësore e rregullave të procedurës.

Sekretariati për mbrojtjen e pasurisë se Komunes se Ulqinit ka angazhuar një ekspert tjetër financiar, i cili në konstatimin e vet e ka përcaktuar që kompensimi i cili me këtë rast do të duhej të paguhej është 9.634,00 € (kryegjëja + kamata), e jo 252.000 Euro.

Pra, përfundimi i gjyqit për ekzekutim është bërë i plotfuqishëm, dhe me datën 11. 05. 2012, Banka qendrore e ka aktivizuar ndalesën dhe prej llogarisë së Komunës së Ulqinit ka hequr shumën prej rreth 150.000,00 Euro, kurse mbetet akoma shuma prej rreth 100.000,00 Euro për t’u hequr.

Theksojmë gjithashtu, që me datën 27. 04. 2012 është mbajtur një mbledhje me përfaqësuesit e ndërmarrjes “Otrantkomerc” dhe se jemi marrë vesh që për një kohë të catuar të shtyhet aktivizimi i ndalesës tek Banka qendrore, dhe se në ndërkohë, duke marrë parasysh procedurat ligjore, zgjidhja të gjendet në kompensimin e kërkesës së tyre, me pjesën e tokës tek Plazhi i vogël, që është në pronësi të Komunës së Ulqinit, e në të cilën “Otrantkomerci” ka një objekt të përkohshëm.

2.

Megjithatë përfaqësuesit e “Otrantkomercit” nuk e kanë respektuar marrëveshjen, kështu që me datën 11. 05. 2012, Banka qendrore ka hequr shumën e përmendur, e cila ka qenë e planifikuar për pagimin e pagave të punëtorëve të Komunës së Ulqinit e ndërmarrjeve publike.

Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Ministrinë e financave, është duke ndërmarrë masa që të gjendet një zgjidhje dhe të dilet nga situata e krijuar. Njëkohësisht jemi duke ndërmarrë të gjitha masat ligjore, për të përmirësuar këtë padrejtësi dhe gabim të gjyqit të bërë në dëm të Komunës së Ulqinit.

Ulqin,16.05.2012 Nazif Cungu

Komuna e Ulqinit

2